LAJMI I FUNDIT:

Milazim Krasniqi: LDK do t’i fitonte zgjedhjet me diferencë 5% nëse nuk do të bënte këto gabime

Milazim Krasniqi: LDK do t’i fitonte zgjedhjet me diferencë 5% nëse nuk do të bënte këto gabime

Njëri nga themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Milazim Krasniqi, ka thënë se LDK derisa të ekzistojë do të jetë parti me ndikim në Kosovë.

Krasniqi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se LDK dhe PDK janë parti historike në Kosovë dhe sipas tij pavarësisht ngritje rënieve ato do të jenë parti relevente në Kosovë.


“LDK-në vetëm nëse e lënë mendët mund të mos ekzistojë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Profesori universitar ka thënë se LDK ka pasur një menaxhim të keq dhe përzgjedhje të gabuar të lidershipit pasi sipas tij nuk ka mundur të ndodhë që LDK-ja të mos i fitojë zgjedhjet nga viti 2004.

Buxhovi e Krasniqi tregojnë detajet e organizimit të grupeve të armatosura nga LDK-ja në vitin 1991
Lexo po ashtu Buxhovi e Krasniqi tregojnë detajet e organizimit të grupeve të armatosura nga LDK-ja në vitin 1991

Krasniqi ka thënë se nëse LDK-ja do të zgjidhte kryetare Vjosa Osmanin ose dikë tjetër dhe nuk do të shkonte në zgjedhje me kryetarë partie tjetër  e kandidatë për kryeministër tjetër do t’I fitonte zgjedhjet me nëj diferencë prej 5%.

Krasniqi: U largova nga LDK, sepse Rugova kishte vlerësim negativ për UÇK-në edhe pas luftës
Lexo po ashtu Krasniqi: U largova nga LDK, sepse Rugova kishte vlerësim negativ për UÇK-në edhe pas luftës

“Brenda LDK-së ka energji të pa aktivizuara. Ka njerëz që janë në LDK e nuk po mundin t’i motivojnë për të dalur në zgjedhje”, tha ndër të tjera Milazim Krasniqi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Lajme
Kalo në kategori