LAJMI I FUNDIT:

Buxhovi e Krasniqi tregojnë detajet e organizimit të grupeve të armatosura nga LDK-ja në vitin 1991

Buxhovi e Krasniqi tregojnë detajet e organizimit të grupeve të armatosura nga LDK-ja në vitin 1991

Dy anëtarët Këshillit Iniciues për themelimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jusuf Buxhovi dhe Milazim Krasniqi, ka dhënë detaje për grupet e armatosura që kishte financuar dhe organizuar LDK-ja në vitin 1990-92.

Jusuf Buxhovi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë LDK në atë kohë ishte përcaktuar të kenë Ministrinë e Mbrojtjes.


“Fakt që kanë ekzistuar listat dhe formacionet ushtarake në mënyrë të organizuara. Sindikatat e Policisë me dekret janë shndërruar në organe të Ministrisë së Mbrojtjes.

Ai thotë se në vitin 1992 SHBA bëri një kërcënim për Serbinë se nëse nuk ndalojnë aktivitetet e dhunës do të dënohen, por sipas tij pjesa e dytë e kërcënimit ishte për grupet guerile në Kosovë.

“Nga ai moment Rugova urdhëroi të ndalohen aktivitetet e Ministrisë së Brendshme dhe të Mbrojtjes [në ilegalitet]”.

Buxhovi thotë se një pjesë e grupeve nuk iu bindën Rugovës dhe kjo më pas kishte pasur pasoja për Kosovën.

Buxhovi: LDK duhet të lirohet prej emblemës së Rugovës
Lexo po ashtu Buxhovi: LDK duhet të lirohet prej emblemës së Rugovës

“Mesazhet e SHBA për Rugovën ishin shumë të ashpra. Ata kishin informacione për grupet që po trajnoheshin në Shqipëri dhe i kërkuar Rugovës ndalim të menjëhershëm. Kishin shqetësimin se në Shqipëri ishte ende sistemi totalitar”.

Edhe Milazim Krasniqi konfirmoi se në Shqipëri kishte grupe të armatosura të organizuara nga LDK, por sipas tij ndërkombëtarët e kundërshtonin ashpër këtë lëvizje.

Krasniqi: U largova nga LDK, sepse Rugova kishte vlerësim negativ për UÇK-në edhe pas luftës
Lexo po ashtu Krasniqi: U largova nga LDK, sepse Rugova kishte vlerësim negativ për UÇK-në edhe pas luftës

Ai kujton një moment kur Rugova ishte kthyer nga Beogradi nga një takim që kishte me ambasadorin britanik.

“Më thirri Rugova në zyre dhe më tha: Milazim punët nuk janë mirë. Pastaj gjuajti një listë me emra që supozoj që ishin Adem Jashari, Zahir Pajaziti e të tjerë, por për hir të vërtetës nuk i pashë. Më tha se për ta i kishte thënë ambasadori se ‘janë terroristët që po trajnohen në Shqipëri’”.

Krasniqi thotë se nga ai moment kursi i Rugovës në raport me organizimin e grupeve të armatosura ndryshoi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori