LAJMI I FUNDIT:

Milazim Abazi: Bukoshi më largoi nga drejtori i Dardania Bank, sepse nuk lejova bllokimin financiar të Rugovës (Video)

Milazim Abazi: Bukoshi më largoi nga drejtori i Dardania Bank, sepse nuk lejova bllokimin financiar të Rugovës (Video)

Ish-drejtori i Dardania Bank, Milazim Abazi, ka thënë se ai u largua nga drejtimi i bankës pasi e konsideronin njeri të Ibrahim Rugovës.

Abazi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se ai është larguar nga drejtimi i Dardania Bank në mars të vitit 1997 nga qeveria e atëhershme e Kosovës e drejtuar nga Bujar Bukoshi.


“Qeveria e Republikës së Kosovës ka qenë kompetente për caktimin e drejtuesit të Bankës. Në atë kohë ka pasur fërkime mes presidentit Rugova dhe Qeverisë së Kosovës. Mua më kanë konsideruar si njeri i Presidentit Rugova. Ka pasur tendenca që Rugova të bllokohej financiarisht. Derisa unë kam qenë drejtor i bankës, nuk kam lejuar që Rugova të bllokohej”, tha Abazi.

Ish-drejtori i Dardania Bank ka thënë se përkundër propozimit të Rugovës në vitin 1997, se ai duhet të vazhdonte të qëndronte në krye të bankës edhe për një mandat, është larguar nga drejtimi i bankës duke u propozuar si zëvendësdrejtor.

“Qeveria ndryshoi propozimin e Rugovës dhe për drejtor caktoi njeriun e afërt të Bukoshit dhe mua më propozuan për zëvendësdrejtor të përgjithshëm të Bankës. Unë nuk pranova atë detyrë që vërteton se unë nuk kam bërë gabime”.

Abazi ka thënë se Dardania Bank ka qarkulluar rreth 3 milion marka në muaj, kur 2 milion mblidheshin në Kosovë ndërsa 1 milion nga diaspora.

Ai thotë se këta para shpenzoheshin për mbajtjen e arsimit, shëndetësisë dhe institucioneve tjera të Kosovës.

“Por nga këto të holla, 40 mijë marka i dërgoheshin Presidencës së Kosovës, ku përfshihej edhe QIK-u”, tha Abazi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori