LAJMI I FUNDIT:

Milanoviq: Nuk e kuptoj pse po armatoset Serbia – mos do ta sulmojë Amerika apo Rusia

Milanoviq: Nuk e kuptoj pse po armatoset Serbia – mos do ta sulmojë Amerika apo Rusia

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq ka deklaruar sot se nuk e kupton vendimin e Beogradit për blerjen e sistemit antiraketor kinez, duke vlerësuar se askush nuk do ta sulmojë Serbinë.

“Unë nuk i gjykoj ata – por i shikoj dhe ‘mbetem pa tekst’”, u tha Milanoviq gazetarëve në Rijeka kur u pyet për sistemin kundër-raketor kinez të dorëzuar së fundmi në Serbi.


Ai shtoi se kjo është çështje e Serbisë dhe se ka të bëjë me paratë dhe me një vendim të sajin.

Megjithëse SHBA-ja ia kishte tërhequr vërejtjen Vuçiqit, Serbia blen pajisje ushtarake kineze
Lexo po ashtu Megjithëse SHBA-ja ia kishte tërhequr vërejtjen Vuçiqit, Serbia blen pajisje ushtarake kineze

“Kroacia nuk do t’i sulmojë ata. Amerika nuk do t’i sulmojë ata. Nëse i sulmon, nuk ka dobi për ta. Unë mund të rrëzoj përsëri dy aeroplanë dhe të jem krenar për këtë, por nuk fitohen kështu luftërat”, tha Milanoviq, raporton N1.

Ai përkujtoi se Serbia nuk është anëtare e NATO-s dhe se nuk e dëshiron këtë dhe ka mbetur “pa patronët brenda natës”.

Ai vlerësoi se një armë e tillë “kushton, por nuk bën dallim”.

“A dëshiron Rusia t’i sulmojë ata? Jo. Amerika? Kjo nuk do të thotë asgjë për ata. Kroacia? Jo”, tha Milanoviq dhe i bëri thirrje Serbisë të zgjedhë anë.

Gjermania pas armatosjes së Serbisë nga Kina: Përafroni politikat me Bashkimin Evropian
Lexo po ashtu Gjermania pas armatosjes së Serbisë nga Kina: Përafroni politikat me Bashkimin Evropian

Kujtojmë se zyrtarët amerikanë e kanë paralajmëruar Beogradin në vitin 2020 që të mos blejë sisteme antiraketë HQ-22, duke thënë se Serbia, nëse dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian dhe aleancat e tjera perëndimore, do të duhet të harmonizojë pajisjet e saj ushtarake me standardet perëndimore.

Ai përkujtoi se Serbia së fundmi ka mbështetur dëbimin e Rusisë nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, duke shtuar se ishte “i kënaqur nëse fqinji im e pa këtë dhe nëse më në fund do të jetë anëtar i komunitetit perëndimor të kombeve dhe shteteve”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Blinken: Putini nuk po i arrin qëllimet në Ukrainë

Blinken: Putini nuk po i arrin qëllimet në Ukrainë

Evropa

"Gjëra që ndodhin vetëm në ëndrra" - fermeri amerikan që gjeti një grumbull monedhash ari zbulon detaje nga gjetja e tij

Botë
Blinken në Kiev ka një mesazh për ukrainasit, por nuk lidhet me luftën kundër Rusisë

Blinken në Kiev ka një mesazh për ukrainasit, por nuk lidhet me luftën kundër Rusisë

Evropa
Sa ndihmë ushtarake i është dhënë deri më tani Ukrainës?

Sa ndihmë ushtarake i është dhënë deri më tani Ukrainës?

Botë
Pasi kaluan 12 ditë prej dasmës, indoneziani kuptoi se ishte martuar me një burrë - por kjo nuk është pjesa më e çuditshme e historisë

Pasi kaluan 12 ditë prej dasmës, indoneziani kuptoi se ishte martuar me një burrë - por kjo nuk është pjesa më e çuditshme e historisë

Azia
Shkolla kërcënohet me mbyllje për mungesë nxënësish në një qytet në Francë: Për ta parandaluar, prindërit regjistrojnë si nxënës katër dele

Shkolla kërcënohet me mbyllje për mungesë nxënësish në një qytet në Francë: Për ta parandaluar, prindërit regjistrojnë si nxënës katër dele

Evropa
Kalo në kategori