Milani është duke kërkuar ta përforcojë edhe më shumë repartin e mbrojtjes.

Gjiganti italian ka transferuar qendërmbrojtësin anglez Fiyako Tomori nga Chelsea, por nuk do të ndalen me kaq.


Emri i ri në listën e Rossonerëve është ai i mbrojtësit argjentinas Lisandro Martinez që luan te Ajaxi.

23-vjeçari ka bërë paraqitje jashtëzakonisht të mira në dy vitet e fundit dhe është futur në listën e Paolo Maldinit.

Reprezentuesi argjentinas ka zhvilluar 18 ndeshje këtë edicion me Ajaxin ku ka shënuar edhe dy gola.

lisandro martinez ajax

Sipas medieve italiane dhe atyre holandeze, Maldini ka biseduar me drejtuesit e gjigantit holandez për transferimin e Martinezit në San Siro.

Por për të arritur deri tek mbrojtësi i talentuar, Rossonerët duhet të shpenzojnë rreth 30 milionë euro.

Gjithsesi plani i kuqezinjve është që ta transferojnë argjentinasin në verën e vitit 2021. /Telegrafi/

telegrafi sport app