LAJMI I FUNDIT:

Milani kërkon fitoren ndaj Brescias, formacionet zyrtare – Giampaolo me befasi

Milani kërkon fitoren ndaj Brescias, formacionet zyrtare – Giampaolo me befasi

Milani dhe Brescia kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e dytë të Serie A.

Rossonerët janë nikoqir të klubit të inkuadruar këtë sezon në Serie A, Brescias, në ndeshjen e cila zhvillohet në San Siro nga ora 18:00.


Skuadra e drejtuar nga Marco Giampaolo ka humbur takimin e parë ndaj Udineses dhe dëshiron tri pikët e para të këtij sezoni në këtë takim.

Në anën tjetër, Brescia ka marr një fitore të madhe në udhëtim te Cagliari dhe synon rezultat pozitiv edhe nga ky udhëtim i vështirë.

Trajneri i Milanit ka vendosur ta lë Krzysztof Piatek dhe Lucas Paqueta në bankë, ndërsa startojnë Andre Silva dhe Ismael Bennacer.

Milan: G Donnarumma; Calabria, Musacchio, Romagnoli, Rodriguez; Kessie, Bennacer, Calhanoglu; Suso, Castillejo; Andre Silva

Brescia: Joronen; Sabelli, Cistana, Chancellor, Martella; Bisoli, Tonali, Dessena; Spalek; Torregrossa, A Donnarumma

/Telegrafi/