Ishte kjo humbja e dytë radhazi për Chelsean në po aq miqësore parasezonale të zhvilluara në turneun amerikan. Është e çuditshme se si Blutë humbën në këtë takim, pasi u paraqitën me formacionin më të mirë të mundshëm, me njerëz si Hazard, Meireles dhe Lampard.

Milani nga ana tjetër, u shfaq tejet i përçarë pas largimeve dhe luajti me shumicën e lojtarëve pa përvojë. Boateng dhe Ambrosini startuan, kurse Montolivo dhe Cassano ishin në pankinë.


Pjesa e parë ishte e dobët, me pak raste shënimi për të dyja palët, e me një dominim të Chelseat.

Edhe në pjesën e dytë pothuajse asnjë rast, por goli i cili erdhi në minutën e 69-të, u realizua pas një goditje jo mirë të ndalur të Sharaawit nga Cech, duke ia mundësuar Urby Emmanuelsonit të realizojë për 1-0 dhe rezultatin përfundimtar.

Në dhjetë minutat e fundit të takimit, ekipi i Di Matteos e kishte të vështirë të depërtonte në mbrojtjen e fortë të Milanit, pasi Fernando Torres humbiste në vizion sa thellë qëndronte në zonë, teksa Marco Marin dështoi të tregonte aftësitë e tij.

Milani në fund realizoi një fitore shumë të madhe parasezonale, në ndeshjen e dytë përgatitore, kurse skuadra super e përforcuar e Chelseat lë shumë për të dëshiruar në lojë, për shkak të rezultateve të dobëta dhe pa qartësisë në lojën që ky ekip po bën. /Telegrafi/

telegrafi sport app