Mesfushori italian, Riccardo Montolivo ka pësuar një lëndim të rëndë dhe ka humbur pothuajse tërë stinorin 2016/17.

Kështu skuadra e Milanit është në gjendje emergjente në mesfushë dhe kërkon një zëvendësim për kapitenin e tyre.


Por mediat italiane kanë raportuar se ‘Rossonerët’, kanë gjetur zëvendësimin e kapitenit të tyre tek rivali Juventus.

Fjala është për mesfushorin brazilian Hernanes, i cili nuk po ka aq shumë hapësira tek Allegri.

31-vjeçari mund t’i bashkohet Milanit për një shumë rreth katër milionë euro. /Telegrafi/

Hernanes

telegrafi sport app