Milani është solidarizuar me skuadrën braziliane Chapecoense.

Chapecoense ditën e martë përjetuan një aksident të rëndë ku humbën jetën pothuajse e gjithë skuadra.


Skuadra e Milanit për ndeshjen me Crotonen, do të veshë fanella të veçanta me llogon e klubit Chapecoense.

Kështu do të duken fanellat e Milanit në ndeshje ndaj Crotones Kështu do të duken fanellat e Milanit në ndeshje ndaj Crotones

Pas fanellës do të jetët mbishkrimi 'Força Chape'.

Milani me mbishkrimin 'Força Chape' Milani me mbishkrimin 'Força Chape'

Këto fanella do të dalin në shitje dhe parat e mbledhura do të shkojnë për skuadrën braziliane.

Milani është një ndër ekipet më të mëdha në botë dhe shpeshherë ka ditur të bëjë këso gjeste të mëdha. /Telegrafi/

telegrafi sport app