Milani do të rivalizojë Arsenalin në garën për transferimin e yllit të Real Madridit

Real Madrid pritet të lejojë largimin e një tjetër grupi të talenteve nga radhët e Real Madrid Castilla për tarifa relativisht modeste, duke përfshirë zakonisht edhe klauzola për përqindje nga shitja e ardhshme.
Një nga emrat që po tërheq më së shumti vëmendje këtë sezon është Victor Valdepenas.
Verën e kaluar, Chema Andres, Jacobo Ramon dhe Victor Munoz u larguan për një shumë totale prej 15 milionë eurosh, ndërsa në marrëveshjet e tyre u përfshi një klauzolë prej 50% nga shitja e ardhshme.
Valdepenas kishte interesim nga Borussia Dortmund verën e kaluar, por zgjodhi të qëndrojë në Madrid.
Talenti spanjoll, i cili mund të luajë edhe si mbrojtës i majtë, ka edhe tri vite kontratë dhe tashmë ka bërë debutimin me ekipin e parë kundër Deportivo Alaves në muajin dhjetor.

Me tre mbrojtës të majtë në skuadër dhe me përforcimin e qendrës së mbrojtjes si prioritet në merkato për Real Madridin, rruga e tij drejt ekipit të parë duket e vështirë.
Së fundmi, interes për Valdepenas ka shfaqur edhe Milani, siç raporton gazetari Matteo Moretto. “Rossonerët” thuhet se po e ndjekin nga afër situatën e tij dhe janë të interesuar për një transferim të mundshëm.
Marrëdhëniet e mira mes dy klubeve mund ta lehtësojnë një marrëveshje të tillë, shembulli më i fundit është Alex Jimenez, i cili u transferua si adoleshent në “San Siro” nga Real Madridi.
Interesimi i Milanit do të thotë se ata mund do t’i bëjnë konkurrencë Arsenalit.
“Topçinjtë”, ashtu si Dortmundi, e kanë ndjekur Valdepenas që nga sezoni i kaluar dhe mbeten të interesuar për shërbimet e tij./Telegrafi/






















































