LAJMI I FUNDIT:

Milaim Zeka: Ka pasur përplasje fizike mes Thaçit dhe Vuçiqit në Bruksel

Milaim Zeka: Ka pasur përplasje fizike mes Thaçit dhe Vuçiqit në Bruksel

Ish-presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sipas ish-deputetit dhe gazetarit, Milaim Zeka, ka pasur një përplasje fizike me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq gjatë bisedimeve që po i zhvillonin në Bruksel në kuadër të dialogut mes dy vendeve.

Zeka është shprehur i sigurt se mes Thaçit e Vuçiqit ka pasur përplasje fizike me karrige, në sy të ndërkombëtarëve.


“Vuçiqi me Hashim Thaçin kanë pasur aq shumë përplasje sa për një moment Hashim Thaçi e ka marrë karrigen dhe para të gjithë zyrtarëve ndërkombëtar është çuar me i ra me karrige Vuciqit. Thaçi e ka sulmuar fizikisht presidentin e Serbisë, pra kanë pasur përplasje fizike”, ka thënë Zeka për ATV.

Tutje, Zeka ka treguar që ish-presidenti Thaçi ka pasur një konfrontim gati se fizik edhe me kryeministrin serb, Ivica Daçiqin, por shton se para gazetarëve asnjëherë nuk i kanë bërë publike.

“Kanë pasur edhe deri në përplasje fizike, Hashim Thaçi me Daçiqin. Por, Thaçi nuk ka dalë para gazetarëve edhe me thanë kesh t’u ja lujtë nanën e që unë pata përplasje me Vuçiqin e gjë sende, Albin Kurti pra është doktor i show-it mediatik”, ka thanë ish-deputeti, Zeka.

Këto pohime Zeka i ka konfirmuar edhe në Kanal 10.

Për më tepër ndiqeni deklaratën e tij në videon e mëposhtme:

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme
Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Kronika e Zezë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Dështimi i procesit të votimit në veri, BE-ja nuk jep afat kur do të hiqen masat ndaj Kosovës

Dështimi i procesit të votimit në veri, BE-ja nuk jep afat kur do të hiqen masat ndaj Kosovës

Jehona Hulaj
Kalo në kategori