LAJMI I FUNDIT:

Milaim Zeka ia dorëzon një dosje me 900 emra deputetit Konjufca

Milaim Zeka ia dorëzon një dosje me 900 emra deputetit Konjufca

Deputeti i Nisma Socialdemokrate, Milaim Zeka në seancën parlamentare ka thënë se do të jap dorëheqje nëse vërtetohet se e ka mashtruar ndonjë qytetarë për viza Shengen.

Para se të flas për projektligjin për buxhetin, Zeka, një deputet i LDK-së, të cilit nuk ia përmendi emrin, tha se është zënë me një skandal, me 84 mijë dollarë fals, i cili është arrestuar në Drenicë, i cili sipas tij, paska të drejtë morale me akuzuar për viza.


Po ashtu të njëjtën gjë sipas tij, e bënë sa herë të flas diçka kundër hajnisë, shefi GP të VV-së, Glauk Konjufca.

Zeka tha se ka një dosje, me 900 emra dhe me numra të telefonit, të cilën ia dorëzojë Konjufcës në ulësen e tij, edhe pse ai nuk ishte prezent.

Ai tha se nuk do të lejojë deputetin Konjufca të bëjë akuza, derisa ajo lëndë është në proces gjyqësor.

Ai tha se do të zbulojë edhe kush ka shkuar te mjeku popullor Burdushi i arrestuar së fundi por edhe kush është takuar me shërbimin sekret  serb BIA.

“Në qoftë se Milaim Zeka e ka mashtruar një qytetarë ose i ka marrë një euro për viza unë jap dorëheqje nga posti i deputetit në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe pres një javë ditë që të më jap përgjigje shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, mbas një jave pastaj unë do t’i përgjigjem dhe do të flas me fakte shumë rrëqethëse edhe për ata deputet, të cilët kanë shkuar për trajtim neuropsikiatrik te Burdushi. Tani shikojmë kush janë pacientët e Burdushit. Kush janë hajdutët që vjedhin para taksa paguesve, edhe që shesin moral dhe patriotizëm këtu në këtë sallë të parlamentit. Pastaj do të flasim edhe kush është takuar edhe BIA-n serbe, edhe është pështjellë me qebe mos me kap policia e Kosovës”, ka thënë Zeka, raporton kp, përcjell Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori