Mila Kunis dhe Ashton Kutcher u panë së bashku me dy fëmijët e tyre në një dalje të rrallë publike në Los Angeles, duke treguar unitet pas thashethemeve për krizë martesore.

Çifti bëri pazar në Beverly Glen Center, ndërsa aktori 47-vjeçar dukej i shëruar nga një dëmtim i mëparshëm në kyç.


Të dy ishin të veshur thjeshtë dhe të relaksuar, dhe shoqëroheshin nga fëmijët e tyre Wyatt dhe Dimitri, shkruan DailyMail.

Kutcher dhe Kunis kanë qenë gjithmonë të kujdesshëm për privatësinë e fëmijëve, duke refuzuar të ndajnë imaze të tyre në rrjetet sociale.

Kjo dalje vjen pas një periudhe reagimesh ndaj letrave të tyre mbështetëse për Danny Masterson, i dënuar për përdhunim, dhe pas thashethemeve për lidhjen e vjetër të Kutcher me Sean "Diddy" Combs, i cili përballet me akuza të rënda për trafikim seksual.

Një burim për Daily Mail tha se Kutcher ndien “keqardhje të thellë” për miqësinë e kaluar me Combs.

Pavarësisht zhurmës mediatike, çifti duket se po e ruan jetën familjare dhe marrëdhënien larg vëmendjes publike. /Telegrafi/