LAJMI I FUNDIT:

Mikrobiologu Lul Raka tregon pse duhet të merret doza e tretë e vaksinës anti-Covid

Mikrobiologu Lul Raka tregon pse duhet të merret doza e tretë e vaksinës anti-Covid

Mikrobiologu Lul Raka, ka folur për dozën e tretë të vaskinës anti-COVID.

Në një shkrim në Facebook, Raka ka treguar se kjo vaksinë po jepet pasi që disa persona nuk grumbullojnë numrin e duhur të anti-trupave andaj kjo dozë ua forcon imunitetin atyre.


“Çka është doza përforcuese (“booster”) dhe çka është doza e tretë? Dozat përforcuese u jepen personave të shëndoshë, të cilët e kanë përfunduar serinë primare të vaksinimit dhe kanë zhvilluar përgjigje të mirë imunitare. Ky imunitet mund të ulet me kalimin e kohës, prandaj doza përforcuese jepet për ta “përforcuar” imunitetin”, shkroi ai.

“Doza e tretë (ose doza shtesë) u jepet personave me sistem imunitar të kompromituar apo të dobësuar rëndë, pasi që ata nuk arrijnë të krijojnë nivel adekuat të mbrojtjes me vaksinimin standard. Sistemi imunitar i tyre mund të kompromitohet për shkak të sëmundjes shoqëruese ose terapisë mjekësore”, tha Raka.

PËR DHE KUNDËR VAKSINIMIT SHTESË

“Pyetja kryesore lidhur me kohëzgjatjen e imunitetit pas vaksinimit kundër Covid ende nuk ka përgjigje përfundimtare. Por, disa të dhëna të fundit shkencore të nxjerra nga vendet që kanë programe të avancuara të vaksinimit, dëshmojnë se mbrojtja kundër infeksionit SARS-CoV-2 fillon të ulet me kalimin e kohës pas dozave fillestare të vaksinimit, veçanërisht tek personat me rrezik më të lartë ose tek ata që janë vaksinuar në fillim. Prandaj, sipas këtyre rezultateve do të nevojitet një dozë përforcuese e vaksinës për të rritur në maksimum mbrojtjen vaksinale dhe për të zgjatur qëndrueshmërinë e veprimit të saj.

 Në anën tjetër, Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe disa ekspertë të tjerë, përfshirë disa nga Universiteti i Oksfordit theksojnë se sot në nivelin global, prioritet absolut është vaksinimi primar dhe mbështetja e imunizimit për vendet e pazhvilluara e jo dozat shtesë të vaksinës. Nga mesatarisht 35 milionë doza ditore të vaksinave kundër Covid-19 që jepen sot në botë, vetëm 1.5% jepen në vendet e pazhvilluara.
Nuk ka ende një konsensus midis shkencëtarëve për nevojën e zbatimit të dozave përforcuese apo të treta të vaksinave, por me rritjen e frikës nga valët pasuese pandemike dhe nga bllokadat e tjera, të cilat janë po ashtu të kushtueshme, një numër i shteteve tashmë kanë filluar t’u japin shtetasve të tyre dozat përforcuese ose të treta të vaksinës”, shkroi Raka.
ÇKA DUHET TË BËJË KOSOVA?

“Me një shkallë të vaksinimit të plotë të popullatës prej vetëm afër 20%, Kosova duhet të përqëndrohet në rritjen e shpejtë të kësaj përqindjeje me dozën e parë dhe të dytë.

Autoritetet shëndetësore në Kosovë e botë, nuk e kanë luksin të presin për përgjigjet përfundimtare nga studimet shkencore apo arritjen e konsensusit të plotë mes shkencëtarëve për dozën përforcuese apo të tretë të vaksinës sepse atëherë mund të jetë vonë.

Duke marrë në konsideratë sfidat dhe vonesat eventuale në sigurimin e vaksinave, të panjohurat që e kanë përcjellë vazhdimisht koronavirusin me variantet e reja, Kosova duhet fillimisht të planifikojë të japë dozat shtesë për grupet e rrezikuara të popullates dhe të mendojë për më vonë edhe për grupet e tjera të popullatës. Ato duhet t’i sigurojë tash, sepse më vonë nuk do të ketë vaksina të mjaftueshme në treg.

Në ndërkohë, duhet të përcjellim të dhënat e fundit shkencore dhe të jemi të përgatitur për ta modifikuar planin e dozave përforcuese sipas të dhënave më të reja shkencore”, tha më tej.

Ndërkaq, Ministria e Shëndetësisë së Kosovës njoftoi më 12 shtator se janë regjistruar 23 raste të vdekjes dhe 424 raste të reja me coronavirus.

Vetëm gjatë dhjetë ditëve të fundit, Kosova ka regjistruar 237 raste të vdekjes nga sëmundja COVID-19

Sa i përket fushatës së vaksinimit, MSH-ja njofton se gjatë 24 orëve janë administruar 18,214 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Sipas të dhënave të fundit, në Kosovë 357,197 persona kanë marrë dy dozat e vaksinës, ndërkaq 676,755 persona janë imunizuar me një dozë.

Për të lexuar më hollësisht sqarimet e Rakës, mund të hyni në profilin e tij mëposhtë. /Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për

Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për "shpërdorim të pasurisë së huaj"

Kronika e Zezë
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori