LAJMI I FUNDIT:

Mijëra suedezë morën rezultat të rremë pozitiv për coronavirus – teste të tilla thuhet se janë shpërndarë edhe në vende të tjera

Mijëra suedezë morën rezultat të rremë pozitiv për coronavirus – teste të tilla thuhet se janë shpërndarë edhe në vende të tjera

Rreth 3,700 njerëz në Suedi u njoftuan gabimisht se ata kishin coronavirus për shkak të një faji në një pajisje testimi për COVID-19 nga Kina, tha të martën Agjencia e Shëndetit Publik.

Kompleti nga Genomics BGI nuk mund të bëjë dallimin midis niveleve shumë të ulëta të virusit dhe një rezultati negativ, tha agjencia, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.


“Furnizuesi duhet të rregullojë performancën që kërkohet që ky test të përdoret”, tha Karin Tegmark Wisell, drejtuesi i departamentit të saj të mikrobiologjisë.

Madje, paketa e testit është eksportuar gjerësisht në vendet e tjera, shtoi ajo, por nuk ka dhënë detaje të mëtejshme.

Agjencia nuk mund të thoshte se sa teste ishin bërë duke përdorur këtë set, por vetëm një pakicë e rasteve u duk se ishin të përfshira, kur virusi është në nivele shumë të ulëta.

Suedia tha që rezultatet e rreme kishin ndikuar vetëm në statistikat e infeksioneve.

Të martën, agjencia raportoi se që kur ishte identifikuar rasti i parë i COVID-19, kishte pasur 86.891 infeksione të konfirmuara në Suedi dhe 5.814 vdekje.

Ndërkohë që rastet, pranimet e kujdesit intensiv dhe vdekjet kanë rënë javët e fundit.

Agjencia do të paraqesë strategjinë e saj për lehtësimin e disa kufizimeve të mbetura në ngjarjet publike, të tilla si ndeshjet e futbollit, të martën e ardhshme. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ambasadori amerikan, Christopher Hill kërcënohet me vdekje në Serbi

Ambasadori amerikan, Christopher Hill kërcënohet me vdekje në Serbi

Serbia
“Vajza ime ishte shënjestër e një atentati”, Sanduloviq: Regjimi kriminal në Serbi synon eliminimin tim dhe të vajzës sime

“Vajza ime ishte shënjestër e një atentati”, Sanduloviq: Regjimi kriminal në Serbi synon eliminimin tim dhe të vajzës sime

Serbia
Sulmi i Iranit ndaj Izraelit: Tel Aviv po vazhdon të paralajmërojë hakmarrje ndaj Teheranit

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit: Tel Aviv po vazhdon të paralajmërojë hakmarrje ndaj Teheranit

Botë
Shiu i madh përfshiu Dubain - rrugë të përmbytura, fluturime të anuluara

Shiu i madh përfshiu Dubain - rrugë të përmbytura, fluturime të anuluara

Azia
Dje 30 gradë Celsius, sot borë në Kroaci dhe Slloveni

Dje 30 gradë Celsius, sot borë në Kroaci dhe Slloveni

Kroacia
Me këtë raketë monstruoze Irani sulmoi Izraelin: Ajo mezi u tërhoq nga Deti i Vdekur

Me këtë raketë monstruoze Irani sulmoi Izraelin: Ajo mezi u tërhoq nga Deti i Vdekur

Azia
Kalo në kategori