LAJMI I FUNDIT:

Mijëra shqiptarë nga e gjithë bota po e testojnë dua.com

Mijëra shqiptarë nga e gjithë bota po e testojnë dua.com

Dua.com, platforma e cila ka për qëllim bashkimin e shqiptarëve në mbarë botën, sapo ka lançuar versionin e parë testues të aplikacionit.

Interesimini i jashtëzakonshëm dhe mbështetja e vazhdueshme ndaj misionit të kësaj platforme, ka bërë që deri tani rreth 40.000 shqiptarë të regjistrohen në dua.com, e ky numër po vazhdon të rritet çdo ditë e më shumë.

Është mahnitëse të shohësh shqiptarë nga e gjithë bota që i janë bashkangjitur iniciativës për të qenë më afër me njëri tjetrin, dhe kjo si asnjëherë më parë, përmes teknologjisë.

Pse dua.com?

Si një platformë digjitale, dua.com synon të bashkojë shqiptarët pa marrë parasysh se në cilin kënd të botës jetojnë. Pas krijimit të aplikacionit, secili përdorues do të ketë mundësi të njoftohet me persona të rinjë duke krijuar kështu lidhje të reja dashurie, biznesore ose të ndihmojnë njëri tjetrin.

Jetoni në Prishtinë dhe dëshironi të njoftoheni me dikë nga Amerika? Jeni nga Tirana dhe dëshironi të krijoni një lidhje me një shqiptar nga Gjermania? Apo jetoni në Zvicër dhe dëshironi të takoheni me dikë nga Tetova. Atëherë dua.com është zgjedhja e duhur për ju.

Çfarë është versioni beta?

Versioni beta i një aplikacioni është versioni testues para lançimit final. Ndërsa një testues beta është personi i cili ka mundësinë e testimit të atij aplikacioni.

Testuesit beta do të jenë të parët që do ta kenë dua-n në telefonin e tyre dhe me ndihmën e tyre ekipi i zhvillimit do të mund të filtrojë eventualisht gabimet e mundshme dhe krijimin e aplikacionit final.

Si testues beta ju do të keni mundësi të:

-Krijoni llogari në dua.com
-Krijoni profilin personal
-Njoftoheni me persona të rinjë
-Të gjeni persona me të cilët përshtateni
-Të bisedoni me përdoruesit e tjerë
-Të pëlqeni profilet e të tjerëve
-Të shprehni përshtypjet mbi aplikacionin

Dëshironi të regjistroheni dhe të jeni ndër të parët që e testojnë dua.com? Plotësoni formën duke klikuar këtu.

Artikull i sponzorizuar