LAJMI I FUNDIT:

Mijëra pacientë me kancer mund të vdesin më herët për shkak të vonesave të trajtimit të sëmundjes, si pasojë e krizës së coronavirusit

Mijëra pacientë me kancer mund të vdesin më herët për shkak të vonesave të trajtimit të sëmundjes, si pasojë e krizës së coronavirusit

Mijëra njerëz me kancer mund të vdesin më herët, pasi shumë spitale kanë pezulluar operacionet për sëmundjen, ndërsa Shërbimi Kombëtar i Shëndetësisë në Mbretërinë e Bashkuar “lufton” me coronavirusin.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pandemia do të ketë “një ndikim të tmerrshëm indirekt në jetën e pacientëve me kancer” në muajt e ardhshëm.


Autorët e Institutit Kërkimor për Kancer (ICR), thonë se “përçarja” në trajtimin e kancerit në NHS dhe veçanërisht vonesat e operacioneve për heqjen e tumorit, do të ndikojnë që sëmundja tek njerëzit të bëhet e pashërueshme.

“Kriza COVID-19 ka shkaktuar dëm të madh në NHS në çdo fazë të rrugës së kancerit, nga diagnostikimi deri tek operacioni dhe format e tjera të trajtimit”, ka thënë Clare Turnbull nga spitali Royal Marsden në Londër.

“Studimi ynë tregon ndikimin që do të ketë vonesa në trajtimin e kancerit tek pacientët, duke pësuar potencialisht  mijëra vdekje të atribuara nga kanceri si rezultat i pandemisë”, shtoi Turnbull. /Telegrafi/