LAJMI I FUNDIT:

Mijëra njerëz mbesin pa strehë pas zjarrit masiv në kampin e refugjatëve Rohingya në Bangladesh

Mijëra njerëz mbesin pa strehë pas zjarrit masiv në kampin e refugjatëve Rohingya në Bangladesh

Mijëra njerëz kanë mbetur pa strehë pasi një zjarr masiv shpërtheu në një kamp refugjatësh të mbushur me njerëz të komunitetit Rohingya në Bangladeshin juglindor.

Zjarri, i cili tani është nën kontroll, përfshiu rreth 2,000 strehimore në kampin Cox’s Bazar të dielën, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


Vlerësohet se rreth 12,000 njerëzve, shumica e të cilëve i shpëtuan dhunës në Mianmarin fqinj, u janë shkatërruar vendbanimet.

Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit dhe nuk raportohet për viktima.

Zjarri filloi rreth orës 14:45 me orën lokale (08:45 GMT) dhe shpejt shpërtheu nëpër strehimore, tha një zyrtar.

Zjarri u vu nën kontroll brenda tre orëve, por të paktën 35 xhami dhe 21 qendra mësimore për refugjatët u shkatërruan gjithashtu, shtoi ai.

Hrusikesh Harichandan, nga Federata Ndërkombëtare e Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, i tha BBC-së se kampi kishte pasur “dëme masive”.

Ai tha se shërbimet bazë si qendrat e ujit dhe objektet e testimit ishin prekur gjithashtu. /Telegrafi/