Ministria e Jashtme e Ukrainës pretendon se mijëra fëmijë ukrainas janë larguar “ilegalisht” nga rajonet lindore të Donetskut dhe Luhanskut.

Ambasada e SHBA-së në Kiev – e cila largoi personelin nga kryeqyteti në fillim të krizës – tha: “Kjo nuk është ndihmë. Është rrëmbim”.


Fëmijët dyshohet se u dërguan në Rusi.

“Sipas Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, forcat ruse kanë larguar ilegalisht 2,389 fëmijë ukrainas nga rajonet e Donetsk dhe Luhansk për në Rusi”, thuhet në postimin e ambasadës amerikane në Twitter.

Në anën tjetër, Ukraina thotë se të paktën 117 fëmijë janë vrarë që kur pushtimi filloi më 24 shkurt. /Telegrafi/