LAJMI I FUNDIT:

Mihrije Braha: Dikur tekstin e këngës e përkthenim në gjuhën serbe, për të pasur të drejtë ta këndojmë

Mihrije Braha: Dikur tekstin e këngës e përkthenim në gjuhën serbe, për të pasur të drejtë ta këndojmë
Mihrije Braha (Foto: RTK Radio/YouTube)

Këngëtarja e njohur shqiptare, Mihrije Braha, ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin “Hyjnesha me Elvana Shala”, që transmetohet në RTK Radio.

Ajo ka rrëfyer përballë moderatores Elvana Shala peripecitë që artistët kanë pasur në periudhën e para luftës.

Mes të tjerash, këngëtarja nga Mitrovica ka rrëfyer se regjimi serb aso kohe i kishte detyruar që të përkthenin çdo krijim artistik në serbisht, në mënyrë që të fitonin të drejtën për t’i interpretuar këngët e tyre.


“Kemi pasur sfidë për shembull tekstin e këngës është dashur ta përkthejmë në gjuhën serbe, ta dërgojmë në komunë. Më pas komuna është dashur ta aprovojnë, ta vulosin, ta nënshkruajnë – për të pasur ti të drejtën për ta kënduar në koncert”, tha Mihrije Braha.

Këngëtarja përndryshe ka origjinë nga Mitrovica e Veriut, një zonë shumë e ndjeshme gjeopolitike në Kosovë, e cila sigurisht ka reflektuar edhe në sfida të shumta me të cilat familja e saj është dashur të përballet.

Mihrije Braha (Foto: RTK Radio/YouTube)

Por pavarësisht vështirësive, Mihrija ia ka dalë që të krijojë një karrierë të suksesshme në muzikë, krah bashkëshortit të saj, moderatorit Naim Abazi. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Magazina
Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Magazina
Ndahet nga jeta aktori i njohur Lulzim Rexha i cili vuante nga një sëmundje e rëndë

Ndahet nga jeta aktori i njohur Lulzim Rexha i cili vuante nga një sëmundje e rëndë

Magazina
Egla reagon pas tentimit që bëri Gjesti për t'u arratisur nga shtëpia: Doja të bëja edhe unë të njëjtën gjë

Egla reagon pas tentimit që bëri Gjesti për t'u arratisur nga shtëpia: Doja të bëja edhe unë të njëjtën gjë

Magazina
Fero ndan çastet e ëmbla me bashkëshorten e tij të dytë, i zbulon edhe portretin

Fero ndan çastet e ëmbla me bashkëshorten e tij të dytë, i zbulon edhe portretin

Magazina
Aktori Gene Hackman dhe gruaja e tij gjenden të vdekur në shtëpinë e tyre

Aktori Gene Hackman dhe gruaja e tij gjenden të vdekur në shtëpinë e tyre

Magazina
Kalo në kategori