LAJMI I FUNDIT:

Migrena është e tmerrshme: Pesë mënyra për t’u ndjerë më mirë

Migrena është e tmerrshme: Pesë mënyra për t’u ndjerë më mirë

Migrena nuk ka shërim. Por të paktën dhimbjet mund t’i lehtësoni

Nëse keni pasur ndonjëherë migrenë, ju e dini më mirë ndjenjën e dhimbjes dhe presionit. Ato jua prishin ditën, ju bëjnë që të mbylleni në errësirë dhe dhomë të qetë për orë të tëra.


Fatkeqësisht, migrena është e zakonshme: rreth 6 deri në 9 për qind e meshkujve e kanë atë.

“Përderisa llojet e migrenës fillojnë në moshë të hershme, 30-40% e burrave fillojnë të kenë migrenë mes moshës 20-40 vjeçare”, ka thënë Gary Jay, neurolog në UNC Health Care.

Përderisa nuk ka shërim për sëmundjen e migrenës, ka disa mënyra që ta trajtojmë.

Çka e shkakton migrenën?

Migrena mund të përshkruhet si dhimbje koke e stereoideve.

“Shpesh dhembja përshkruhet si thumbuese ose pulsive që fillon në njërën anë të kokës dhe zakonisht zgjat prej 4 orë deri në 3 ditë,” thotë Zubair Ahmed, neurolog në Cleveland Clinick.

Migrena përkeqësohet nga aktiviteti fizik, drita, zhurma, madje edhe nga nuhatjet e erërave. Ju gjithashtu mund të përjetoni edhe të vjella. Ato gjithashtu mund të jenë të shoqëruara nga aurat, të cilat ndikojnë rreth 20% të migrenës.

Çka e shkakton migrenën?

Sipas American Migraine Foundation nuk ka shkatarë të sigurt se pse shfaqet migrena, nëse njëri nga prindërit tuaj ka migrenë, ju jeni deri në 70% në rrezik për ta trashëguar atë.

Migrena është gjendje gjenetike, që janë të lidhura me disa pacientë. Edhe në pacientët të cilët jetojnë në mënyrë të përsosur, duke shmangur sulme të tjera dhe duke marrë të gjitha medikamentet e duhura – nëse kanë një histori të fortë familjare të migrenës dhe janë gjenetikisht të predisponuar ndaj gjendjes, në një moment në jetën e tyre ata do të zhvillojnë migrenë ”, thotë Ahmed.

Përveç gjenetikës, migrena shpesh shkaktohet nga faktorë tjerë të jetesës.

Të jetosh një jetë të shëndetshme është thelbësore drejt kontrollit të dhembjeve të kokës të shkaktuara nga migrena. Disa shkaktarë si dietat e dobëta, mungesa e stërvitjeve, gjumi i papërshtatshëm, traumat në kokë dhe stresi, mund të zhvillojnë dhimbje koke të migrenës”, thotë Dr. Ahmed.

GettyImages

Si t’i heqim qafe dhembjet e shkaktuara nga migrena

“Nuk ka shërim të veçantë për migrenën, por gjendja mund të menaxhohet me marrjen e barnave të duhura dhe me një mënyrë jetese të shëndetshme – si në kushte të tjera kronike”, thotë Ahmed.

Sheqeri si shkaktari kryesor i migrenës?
Lexo po ashtu Sheqeri si shkaktari kryesor i migrenës?

Merrni riboflavin ose shtesa të magnezit

“Disa shtesa përfshirë vitaminën B2 (riboflavin) dhe magnezin janë treguar të dobishme për parandalimin e migrenës”, thotë Ahmed.

Mbani stresin në minimum

Stresi liron shumë kimikate në tru që mund të shkaktojnë migrenë ose të keqësojnë migrenën. Gjatë kohës stresuese, kimikatet përfshirë epinefrinën dhe kortizolin lëshohen në gjak.

Bëni seks

Një studim i vitit 2013 zbuloi se 60% e njerëzve që kishin marrëdhënie seksuale gjatë migrenës raportuan përmirësime në migrenë dhe ulje të dhimbjes.

Migrena e heshtur ekziston: Ja se si t’i trajtojmë simptomat pa ilaçe
Lexo po ashtu Migrena e heshtur ekziston: Ja se si t’i trajtojmë simptomat pa ilaçe

Ndaloni ngrënien e ushqimit të paketuar

Zakoni i ngrënies së ushqimit të paketuar mund të duke na bërë migrenën më keq. Është e rëndësishme të identifikohen shkaktarët e duke mbajtur ditar ushqimor. Pasi të identifikohet, duhet të shmangen shkaktarët.

Shmangni lloje të caktuara të alkoolit

Alkooli që përmban kongjenerët ka më shumë gjasa të shkaktojë migrenën. Kongjenerët janë një nënprodukt në alkoolin e fermentuar dhe distiluar, si vera, birra dhe uiski. Pijet e pastra si vodka, nga ana tjetër, mund të mos ketë të njëjtin efekt. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori