LAJMI I FUNDIT:

Miftaraj reagon ndaj Krasniqit: Keqpërdorimi i detyrës zyrtare është nana dhe baba e veprës penale të korrupsionit

Miftaraj reagon ndaj Krasniqit: Keqpërdorimi i detyrës zyrtare është nana dhe baba e veprës penale të korrupsionit

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka thënë se keqpërdorimi i detyrës zyrtare është “nana dhe baba” e veprës penale të korrupsionit.

Këtë deklarim Miftaraj e ka bërë si reagim ndaj deklaratave të zyrtarit në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, Nexhat Krasniqi, i cili teksa ka komentuar vendimin e SHBA-ve për ta futur në listën e zezë të sanksioneve, ka thënë se asnjëherë nuk është dënuar për korrupsion apo për marrje të ryshfetit.

SHBA e futi në listë të zezë, reagon Nexhat Krasniqi: Kurrë në jetë nuk jam dënuar për korrupsion as për marrje ryshfeti
Lexo po ashtu SHBA e futi në listë të zezë, reagon Nexhat Krasniqi: Kurrë në jetë nuk jam dënuar për korrupsion as për marrje ryshfeti

“Keqpërdorimi i detyrës zyrtare është sinonim i korrupsionit. IKD gjatë raportimit lidhur me personat e dyshuar për vepra penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare si të dyshuar për vepra penale te korrupsionit, kishte filluar të pranoj kritika dhe sulme nga zyrtarë të VV në vitet 2021 e tutje, duke e konsideruar raportimin tonë të njëanshëm, jo profesional dhe tendencioz se pse iu referohemi si vepra korruptive rasteve kur të njëjtit ishin të akuzuar për keqpërdorim te detyrës zyrtare”.


“Sulme të tilla te pa baza në tre vitet e fundit ka pas edhe nga shumë shërbyes civil të nivelit të lartë, për t’u përmbyllur sot me reagimin e pa bazë dhe të paqëndrueshëm ndaj mediave dhe gazetarëve nga Nexhat Krasniqi”, ka shkruar Miftaraj.

Tutje, ai ka thënë se pasi kjo qasje kishte filluar të bëhet fenomen kur politikanët mbanin ligjërata se kjo vepër nuk është penale korruptive, IKD në vitin 2021 në një nga konferencat që kishte të ftuar Kryeprokurorin e Shtetit Besim Kelmendi, Kryetarin e Gjykatës Supreme, Enver Peci dhe Kryetarin e Gjykatës së Apelit, kishte kërkuar interpretim nga të tre nëse keqpërdorimi i detyrës zyrtare është vepër e korrupsionit.

“Përgjigja publike e tyre ishte se kjo vepër penale është nana e veprave penale te korrupsionit. Tash kur këta politikanë dhe zyrtarë të lartë publik kanë këtë interpretim, të lë për të nënkuptuar se ose kanë paaftësi ekstreme ose bëjnë përpjekje të shfrytëzojnë pozitën dhe autoritetin t’i frikësojnë mediat, gazetarët dhe aktivistët e shoqërisë civile të raportojnë kur të njëjtit janë të akuzuar për vepra penale korruptive”, ka përfunduar Miftaraj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

Lajme
Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Lajme
Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Lajme
Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori