Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) pas vendimit të fundit të Panelit Zgjedhor të Ankesave dhe Parashtresave (PZAP) i cili thotë se disa nga kandidatët të cilët kanë probleme me ligjin nga këto parti politike nuk mund të garojnë në zgjedhjet e 14 shkurtit, kanë dorëzuar sot ankesat në Gjykatën Supreme.
Në lidhje me këtë, drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj në një prononcim për Telegrafin ka thënë se nëse gjykohet kjo çështje nga perspektiva juridike dihet epilogu se si do të vendoset në këtë rast nga Gjykata Supreme.
Sipas tij, në këtë rast edhe sipas praktikës së Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, mjeti juridik është i qasshëm por iluzor pa dhënë mundësi për të ndryshuar gjendjen faktike.
“E drejta në ankesë është e drejtë e garantuar me Kushtetutë dhe ligj. Sidoqoftë, në rastin konkret nëse e gjykojmë këtë çështje nga perspektiva juridike kemi të bëjmë me një situatë ku të garantohet e drejta në ankesë por që paraprakisht e din epilogun se si do të vendoset në këtë rast nga Gjykata Supreme. Në këtë rast edhe sipas praktikës së Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, mjeti juridik është i qasshëm por iluzor pa dhënë mundësi për të ndryshuar gjendjen faktike”, ka thënë ai.
Miftaraj po ashtu sqaroi se Gjykata Kushtetuese është autoriteti final në Kosovë për interpretimin e Kushtetutës.
“Gjykata Kushtetuese është autoriteti final në Kosovë për interpretimin e Kushtetutës dhe gjykimit nëse një e drejtë e garantuar me Kushtetutë është kufizuar nga ana e institucioneve në Republikën e Kosovës. Në këtë drejtim Gjykata Kushtetuese ka vendosur për këtë çështje dhe mund të quhet edhe si çështje e gjykuar duke mos i dhënë hapësirë apo mundësi instancave të rregullta gjyqësore për të vendosur ndryshe. Padyshim ky parim vlen nëse institucionet do të respektonin vendimet e GJK, të cilin e kanë obligim ligjor”, ka thënë ndër të tjera Miftaraj.
Ndryshe, Paneli Zgjedhor i Ankesave dhe Parashtresave (PZAP), të martën ka refuzuar pjesërisht ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje dhe të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës të paraqitur në PZAP, pas mos certifikimit të listës së kandidatëve për deputetë nga KQZ.
Sipas vendimit të publikuar nga PZAP, nga LVV-ja Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Liburn Aliu, Bajram Mavriqi dhe Labinotë Demi-Murtezi, dhe nga AAK-ja Shemsedin Dreshaj, Gani Dreshaj, Rrahim Ajeti dhe Shqipe Kastrati nuk mund të certifikohen për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 14 shkurt.
Kurse, sipas PZAP, lista e LVV-së dhe AAK-së në përjashtim me kandidatët e përmendur me lartë mund të certifikohet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi i ushtarëve amerikanë nga Kosova është shqetësues, problemi real janë raportet politike

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Albulena Haxhiu gruaja më e votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame