LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj i shqetësuar me vendimin e PAZP-it, për moscertifikimin e Shemsedin Dreshajt

Haradinaj i shqetësuar me vendimin e PAZP-it, për moscertifikimin e Shemsedin Dreshajt

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se do t’i drejtohen Gjyaktës Supreme për tu ankuar në lidhje me vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa i cili nuk e lejoi certifikimin e kandidatit për deputet të AAK-së, Shemsedin Dreshaj.

Po ashtu, Haradinaj ka thënë se është tendencë për qasje selektive edhe kur po respektohen institucionet.


Haradinaj ka thënë se vërejtja gjyqësore e Dreshajt është konsumuar më datë 16.01.2021, teska tha se dy ditë më vonë ishte mbyllur afati i dorëzimit të listave të kandidatëve.

“Me gjithë përkushtimin e Aleancës që të respektojë procesin e certifikimit të kandidatëve, sot jam i shqetësuar me shpërfilljen e skajshme, që PZAP i ka bërë fakteve në rastin e Dr. Shemsedin Dreshajt.  Vërejtja gjyqësore që Dr. Dreshaj ka marrë para 3 viteve është konsumuar me 16.01.2021 përderisa afati i dorëzimit të listave është përmbyllur me 18.01.2021 dhe KQZ morri vendim që afati 3 vjeçar të përcaktohet me datë të certifikimit. Megjithë konsumimit tre vjeçar të përcaktuar me Vendimin e Gjykatës Kushtetuese, dhe Vendimit të KQZ-së për lidhjen e afatit me certifikim, PZAP ka shkelur në mënyrë flagrante Vendimin e Kushtetueses, Vendimin e KQZ-së dhe të drejtën themelore për kandidim”, shkruan Haradinaj.

I pari i AAK-së u shpreh se “tendencat për qasje selektive edhe kur respektohen institucionet siç ndodhi sot me zëvendësimin e tre kandidatëve që bëri Aleanca, shpërfaq një orkestrim për dëmtim të demokracisë dhe sundimit të ligjit”.

“Aleanca do t’i drejtohet Supremes për rastin e Dr. Dreshaj dhe mbesim me besim të plotë që ky vendim i padrejtë i PZAP do të hidhet poshtë. Tendencat për qasje selektive edhe kur respektohen institucionet siç ndodhi sot me zëvendësimin e tre kandidatëve që bëri Aleanca, shpërfaq një orkestrim për dëmtim të demokracisë dhe sundimit të ligjit”, shkruan Haradinaj.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ka publikuar vendimet lidhur me ankesat e partive politike për shkak të mos certifikimit nga ana e KQZ-së për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Në ankesën e bërë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, PZAP ka refuzuar një pjesë të apelit, kurse ka vërtetuar vendimin e KQZ-së për mos certifikimin e kandidatëve të këtij subjekti.

Kandidatët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj, Gani Dreshaj, Rrahim Ajeti dhe Shqipe Kastrati sipas vendimit të PZAP-së, nuk do të mund të zëvendësohen me kandidatë të tjerë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
Kalo në kategori