LAJMI I FUNDIT:

Miftaraj: Kosova dështoi ta mbrojë Haradinajn, Franca kreu obligimin ndaj Interpol-it

Miftaraj: Kosova dështoi ta mbrojë Haradinajn, Franca kreu obligimin ndaj Interpol-it

Franca ka kryer një obligim ndërkombëtar në raport me fletëarrestet ndërkombëtare të lëshuara nga shtetet që janë pjesë e Interpolit.


Kështu ka vlerësuar Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD).

Ai ka thënë se, pavarësisht se Franca njeh Kosovën dhe ka raporte të mira, ajo obligohet të respektojë Statutin e Interpolit dhe obligimet që dalin nga anëtarësimi në këtë organizatë.

“Besoj se shpejt do të sqarohet çështja e këtij fletëarresti ndaj Haradinajt dhe autoritetet gjyqësore apo Ministria e Drejtësisë në Francë do ta lirojnë shumë shpejtë”, ka thënë Miftaraj për Gazetën Insajderi.

Sidoqoftë, ai ka thënë se kjo është e papranueshme si realitet i përsëritur.

“Kjo dëshmon se Kosova ka dështuar të mbrojë të drejtat e shtetasve të vet që në rastet kur ka dyshime për kryerje të veprave penale të kryera në territorin e Kosovës, Serbisë t’i ndalohet të lëshojë fletëarreste ndërkombëtare si në rastin Haradinaj dhe të tjera raste”, ka shtuar Miftaraj.

Sipas tij, Kosova ka dështuar edhe në bisedime mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel që ta adresojë këtë çështje, e cila vazhdon të mbetet problem serioz.

“Kosova duhet të shfrytëzojë vendet mike që janë shtetet e BE-së, sikurse Kroacia, i cili shtet i ka vënë kushte Serbisë që në rrugën e saj drejt integrimit evropian të mos keqpërdorë fletëarrestet ndërkombëtare ndaj shtetasve kroatë, e cila respektohet në praktikë”, vlerëson Miftaraj.

Këto fletëarreste ndërkombëtare të Serbisë, Miftaraj thotë se bien në kundërshtim me marrëveshjen e Kosovës me Serbinë të arritur në Bruksel për integrimin e gjyqësorit, ku në njërën anë Serbia pranon shtrirjen e sovranitetit të Kosovës në pjesën e veriut të Kosovës, ndërsa në anën tjetër vazhdon të lëshojë fletëarreste ndërkombëtare për shtetas të Kosovës.

“Në Kosovë janë mbi 1300 raste të cilat mbeten të patrajtuara në organet e ndjekjes që ndërlidhen me krimet e luftës. Përkundër faktit se Këshilli Prokurorial ka krijuar Departament për Krime Lufte në Prokurori Speciale, rezultatet nuk shihen ende”, ka shtuar ai.

“Kosova duhet të përmbushë obligimet e veta në raport me qytetarët e saj dhe në të gjitha rastet kur të pandehurit që shumica janë serb të strukturave politike, ushtarake e policore në Serbi ndaj tyre duhet të lëshohen fletëarreste ndërkombëtare”, pohon Miftaraj për Insajderin.

Korniza ligjore në Kosovë, sipas tij, mundëson që çdo kush që dyshohet se ka kryer vepër penale në Kosovë dhe ka ikur nga Kosova, të lëshohet fletëarrest ndërkombëtar.

“Fletëarrestet e lëshuara nga Kosova janë obligative për të gjitha shtetet anëtare të Interpolit. Përderisa Kosova nuk i kryen obligimet ndaj qytetarëve të tyre për ndjekjen e kriminelëve, Serbia dëshmon vazhdimisht se mbetet shumë aktive në lëshimin e fletëarresteve ndërkombëtare ndaj shtetasve kosovarë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, duke pasur parasysh se këto fletëarreste lëshohen duke supozuar se këto vepra penale janë kryer në Kosovë, pra në një territor të një shteti tjetër”, ka thënë Miftaraj.

Ai ka vlerëson se politika në Kosovë ka dështuar vazhdimisht në ndërtimin e politikave dhe strategjive për luftimin e krimeve të luftës në Kosovë, të cilin dështim në disa raste janë duke e paguar vetë krerët e politikës në Kosovë.

Miftaraj ka thënë se praktika ka dëshmuar që viktima të një politike të tillë janë ushtarët e thjeshtë të UÇK-së, të cilët kanë qëndruar me vite në burgjet e shteteve tjera me fletëarreste të Serbisë. /Insajderi.com/

Në trend Lajme

Më shumë
“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj

“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj

Lajme
Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Lajme
Zjarr në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, digjet dhoma me pajisje të Teknologjisë Informative

Zjarr në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, digjet dhoma me pajisje të Teknologjisë Informative

Lajme
Një vit nga sulmi i protestuesve serbë kundër ushtarëve të KFOR-it në Zveçan, komandanti Ulutash: Angazhimi ynë për sigurinë i palëkundur

Një vit nga sulmi i protestuesve serbë kundër ushtarëve të KFOR-it në Zveçan, komandanti Ulutash: Angazhimi ynë për sigurinë i palëkundur

Siguri
Goditi policin me veturë, arrestohet i dyshuari në Prizren

Goditi policin me veturë, arrestohet i dyshuari në Prizren

Kronika e Zezë
Zjarri në Spitalin e Pejës, policia jep detaje

Zjarri në Spitalin e Pejës, policia jep detaje

Lajme
Kalo në kategori