LAJMI I FUNDIT:

Miftaraj pas reagimit të SHBA-së: Qeveria duhet ta ketë bërë shumë bërllok

Miftaraj pas reagimit të SHBA-së: Qeveria duhet ta ketë bërë shumë bërllok

Të shtunën ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka lëshuar një komunikatë për media, ku kanë shprehur shqetësimet e tyre mbi veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovës, aty përmendet edhe vendimi i fundit për ndalimin e qarkullimit të dinarit serb, si dhe mbyllja e strukturave paralele.

Lidhur me reagimin e SHBA-së, ka reaguar edhe Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), transmeton Telegrafi.


Sipas Miftarajt, Qeveria duhet të ketë bërë disa gabime, përderisa reagon ambasada amerikane në orët e vona.

“Deklarata e Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës. Duhet të bëjë shumë shumë bërllok një qeveri e udhëhequr nga amatera me detyru ambasadën amerikane me reagu në ora 22:30 në ditë vikendi. BQK mundet mu marr edhe me politikë nga shërbëtoret e qeverisë në këtë institucion, por pasojat politike, diplomatike, ekonomike dhe financiare do t’i bartë populli dhe Republika e Kosovës”, thuhet në reagimin e tij.

Ndryshe, ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, ka akuzuar Qeverinë e Kosovës se me veprimet e fundit po rrit tensione të panevojshme etnike.

Hovenier: SHBA-ja thellësisht e shqetësuar me veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovës - po rrit tensionet
Lexo po ashtu Hovenier: SHBA-ja thellësisht e shqetësuar me veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovës - po rrit tensionet

Hovenier ka përmendur edhe mundësinë e mosmbështetjes amerikane për Kosovën në arenën ndërkombëtare.

“Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është thellësisht e shqetësuar për veprimet e fundit të autoriteteve të Qeverisë së Kosovës që kanë ndikim direkt dhe negativ në pjesëtarët e etnisë serbe dhe minoritetet tjera në Kosovë. Këto veprime janë duke rritur në mënyrë të panevojshme tensionet ndëretnike dhe si pasojë kufizojnë opsionet që Shtetet e Bashkuara të shërbejnë si avokuese efektive për Kosovën në arenën ndërkombëtare”.

Në një letër, të cilën e ka publikuar ambasada amerikane në Prishtinë, përmendet edhe çështja e mbylljes së objekteve të “institucioneve të administruara nga Serbia” në Dragash, Pejë, Istog e Klinë dhe zyrën e një organizate joqeveritare në Prishtinë.

“Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është thellësisht e shqetësuar për veprimet e fundit të autoriteteve të Qeverisë së Kosovës që kanë ndikim direkt dhe negativ në pjesëtarët e etnisë serbe dhe minoritetet tjera në Kosovë. Këto veprime janë duke rritur në mënyrë të panevojshme tensionet ndëretnike dhe si pasojë kufizojnë opsionet që Shtetet e Bashkuara të shërbejnë si avokuese efektive për Kosovën në arenën ndërkombëtare”./Telegrafi/