LAJMI I FUNDIT:

Microsoft zbulon procesorin e parë për inteligjencën artificiale?

Microsoft zbulon procesorin e parë për inteligjencën artificiale?

Pasi zbuluam se kompania OpenAI, e cila krijoi ChatGPT popullor, po përgatit procesorin për inteligjencën artificiale, tani kemi të njëjtin informacion për Microsoft.

Më 15 ose 16 nëntor, Microsoft do të mbajë konferencë, gjatë së cilës do t’i kushtojë vëmendje të madhe inteligjencës artificiale dhe inovacioneve të AI


Duke qenë se Microsoft ka zgjeruar partneritetin me kompaninë e lartpërmendur OpenAI, ai vazhdon investimet në teknologjitë e AI dhe gjatë “Ignite 2023” mund të prezantojë një çip të fokusuar në inteligjencën artificiale.

Microsoft vendosi për këtë veprim kryesisht për shkak të paaftësisë së kompanisë Nvidia për të kënaqur kërkesën e lartë për GPU, prandaj ka mungesa në treg.

Krijimi i çipave të tij të AI do t’i lejojë Microsoft-it të bëjë më shumë përparim dhe fitime në segmentin e teknologjive të AI, dhe në të njëjtën kohë do të jetë në gjendje të konkurrojë me rivalët si Amazon dhe Google, të cilët tashmë kanë çipat e tyre të AI. /Telegrafi/