LAJMI I FUNDIT:

Microsoft punëson bashkëthemeluesin e DeepMind për të udhëhequr divizionin e ri me Al

Microsoft punëson bashkëthemeluesin e DeepMind për të udhëhequr divizionin e ri me Al

Microsoft ka emëruar bashkëthemeluesin e laboratorit britanik të Inteligjencës Artificiale (Al) Deep Mind, si kreun e divizionit të ri me Al.

Mustafa Suleyman, 39 vjeç, bashkëthemeloi DeepMind në vitin 2010 me Demis Hassabis dhe Shane Legg.


Në vitin 2014, kompania u ble nga Google për 400 milionë paund (mbi 450 milionë euro), dhe tani përbën thelbin e përpjekjeve të Google për të funksionuar me Al.

Për bashkimin e Suleyman me gjigantin teknologjik ka njoftuar shefi ekzekutiv i kompanisë, Satya Nadella, shkruan the Guardian, përcjell Telegrafi.

Suleyman do të jetë shefi ekzekutiv i një organizate të re të quajtur Microsoft Al e cila do të fokusohet në produktet e konsumit dhe kërkimit të kompanisë amerikane.

Ndryshe, Microsoft është bërë lojtar kryesor një Al gjeneruese falë investimit të tij miliarda eurosh në OpenAl.

“E kam njohur Mustafën prej disa vitesh dhe e kam admiruar shumë si themelues të DeepMind dhe Inflection, dhe si vizionar”, tha Nadella.

Divizioni i ri kreu i së cilës do të jetë Suleyman, do të bashkojë përpjekjet e konsumatorit të Microsoft për Al, të tilla si chatbot-i Copilot dhe Bing.

Bëhet e ditur se njësisë do t’i bashkohet edhe ish-kolegia e Suleyman, Karen Simonyan, e cila do të marrë rolin e shkencëtares kryesore të divizionit.

Ndryshe, Inflection Al është një nga emrat më të njohur në garën për Al, pasi ka grumbulluar miliarda euro nga Microsoft dhe Nvidia. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C

Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C

Teknologji
Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Teknologji
Vendet e punës të grave do të jenë më të prekura nga Inteligjenca Artificiale sesa ato të burrave – zbulon një studim i ri

Vendet e punës të grave do të jenë më të prekura nga Inteligjenca Artificiale sesa ato të burrave – zbulon një studim i ri

Teknologji
IBM do të blejë kompaninë softuerike Apptio për 4.6 miliardë dollarë

IBM do të blejë kompaninë softuerike Apptio për 4.6 miliardë dollarë

Teknologji
Çmimi, bateria dhe kamera - gjithçka që duhet të dini për serinë e re të Samsung Galaxy S23

Çmimi, bateria dhe kamera - gjithçka që duhet të dini për serinë e re të Samsung Galaxy S23

Teknologji
Kjo kompani planifikon të ofrojë produktet e shëndetit dhe fitnesit përmes dronëve elektrikë

Kjo kompani planifikon të ofrojë produktet e shëndetit dhe fitnesit përmes dronëve elektrikë

Teknologji
Kalo në kategori