LAJMI I FUNDIT:

Microsoft konfirmon mungesën e konzolave për Xbox

Microsoft konfirmon mungesën e konzolave për Xbox

Që nga shpallja, Sony dhe Microsoft kanë luftuar për të prodhuar mjaft konzola të gjeneratës së ardhshme për të përmbushur nevojat e tregut.

Microsoft tani po përballet me një problem potencialisht edhe më të madh.


Microsoft ka konfirmuar mungesën e kontrollorëve të Xbox. Sipas disa zinxhirëve të mëdhenj të shitjes me pakicë, edhe dyqani zyrtar i Microsoft nuk ka kontrollues Xbox të disponueshëm për shitje.

Për momentin, Amazon është një nga vendet e pakta ku mund të gjendet dhe të blihet një kontrollues Xbox, shkruan givemesport.

Tregjet në Britaninë e Madhe, Australi, Francë, Holandë dhe Gjermani po përballen me këtë problem.

Nga ana tjetër, lojtarët në Shtetet e Bashkuara nuk duket se janë shumë të prekur nga ky problem, pasi kontrollorët e Xbox janë në dispozicion në shitës të ndryshëm.

Nga ana tjetër, disa shitës kanë filluar të ofrojnë ekskluzivisht kontrollues të përdorur.

Përfaqësuesit e Microsoft theksojnë se për ta është e qartë se aktualisht është e vështirë të gjesh kontrollorë Xbox me valë, për shkak të ndërprerjeve të furnizimit. Kompania thotë se po punojnë me prodhues dhe shitës me pakicë për të përmirësuar situatën e tregut. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Senati amerikan miraton projektligjin që ndalon TikTokun në SHBA, Biden i gatshëm ta nënshkruaj sapo t’i arrijë në tavolinë

Senati amerikan miraton projektligjin që ndalon TikTokun në SHBA, Biden i gatshëm ta nënshkruaj sapo t’i arrijë në tavolinë

Teknologji
CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA:

CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA: "Ne nuk do të shkojmë askund"

Teknologji
Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Teknologji
BE kërcënon TikTok Lite me ndalim

BE kërcënon TikTok Lite me ndalim

Teknologji
Si robotët po marrin përsipër punën e magazinës

Si robotët po marrin përsipër punën e magazinës

Teknologji
Një startup izraelit zbulon robotin humanoid për “detyra në shtëpi dhe në punë” – përfshirë ato larëse dhe pastrimi

Një startup izraelit zbulon robotin humanoid për “detyra në shtëpi dhe në punë” – përfshirë ato larëse dhe pastrimi

Teknologji
Kalo në kategori