LAJMI I FUNDIT:

Microsoft dhe Sony janë nën presion për të hequr mbështetjen për Xbox dhe PlayStation nga Rusia

Microsoft dhe Sony janë nën presion për të hequr mbështetjen për Xbox dhe PlayStation nga Rusia

Gjatë javës së kaluar, Mikhail Fedorov, zëvendëskryeministër i Ukrainës dhe ministër për transformimet dixhitale, është konsultuar me kompanitë e teknologjisë, duke u kërkuar atyre që të ndalojnë së bëri biznes në Rusi dhe të ofrojnë ndihmë për Ukrainën.

Kështu Elon Musk iu përgjigj drejtpërdrejt Fedorovit në Twitter, duke njoftuar se shërbimi i internetit Starlink ishte aktivizuar në Ukrainë. Musk gjithashtu dorëzoi terminalet Starlink në Ukrainë, për të cilat Fedorov e falënderoi.


Kompani të tjera teknologjike të kontaktuara me Fedorov, si Apple, kanë pezulluar shitjet e produkteve në Rusi. Shkëmbimet e kriptomonedhave kanë bllokuar adresat e lidhura me politikanë dhe oligarkë rusë dhe bjellorusë në përputhje me sanksionet ekonomike, por janë përmbajtur nga bllokimi i të gjithë përdoruesve rusë, pavarësisht kërkesës së Fedorov për ta bërë këtë.

Federov tani po kërkon nga kompanitë e lojërave dhe platformat e eSports që t’i bashkohen përgjigjes ndërkombëtare ndaj veprimit ushtarak të Rusisë në Ukrainë.

Në Twitter, zëvendëskryeministri u bëri thirrje kompanive të lojërave që të bllokojnë përkohësisht të gjitha llogaritë ruse dhe bjelloruse.

Ai gjithashtu u sugjeron platformave eSport të ndalojnë përkohësisht skuadrat dhe lojtarët rusë dhe bjellorusë të marrin pjesë në ngjarjet ndërkombëtare të eSport dhe të anulojnë ngjarjet eSport të mbajtura në Rusi dhe Bjellorusi. /Telegrafi/