LAJMI I FUNDIT:

Mickoski në fund të debatit nuk dha ndonjë zgjidhje për kontestin e emrit

Në këto momente në Televizionin shtetëror mbahet debati i parë pas 15 viteve mes dy partive më të mëdha maqedonase, LSDM dhe OBRM-PDUKM, Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski. Telegrafi Maqedoni ju sjell të plotë këtu gjithçka që thotë Zoran Zaev në debat.

Çka tha Zaev, lexoni këtu
Lexo po ashtu Çka tha Zaev, lexoni këtu

”Qeverisja e LSDM-së dhe e Zoran Zaev nuk sheh kah e ardhmja. Le të shkojë kryeministri nëpër të gjithë qendrat tregtare dhe të shoh se çka ka ndryshuar apo nuk ka ndryshuar, siç thotë ai. Qytetarët nuk kanë para. OBRM-PDUKM-ja ka projekte për të ardhmen” tha Mickoski në fillim të debatit.


”Hajde shihe shtëpinë time në Vllae dhe mos rrej për pasurinë time, nuk të ngjan, kryeministër je.”

”Ju ftoj të merreni me jetën time ashtu siç thatë. OBRM-PDUKM-ja nuk do të lëshoj Kuvendin, do të luftojmë fuqishëm për të zbardhur të vërtetën”

ADMINISTRATA PUBLIKE
Mickoski i’a ka përmendur punësimet familjare nëpër institucionet shtetërore duke e akuzuar se kanë punësuar familjarë dhe kanë bërë nepotizëm. ”Jo zotëri Zaev, unë jam këtu për të ndihmuar që Maqedonia të shkojë para”

”A doni ju zotëri Zaev që të ju sjell listat e aktivistëve tuaj për t’i punësuar”

REFORMAT

”Do të mbështesim reformat në gjyqësor por asnjëherë nuk do të lejojmë që të ndikojë pushteti në mediat. Do të jemi të gatshëm të ndihmojmë me ekspertë dhe me ide për media më të lira”

KONTESTI I EMRIT
Mickoski tha për këtë temë se Maqedonia ka dhënë identitetin e shtetit dhe nuk merr mendimin e qytetarëve.
”Zaev tha para disa muajve se nuk e ndryshon emrin kushtetues të vendit.
Për ”Der Spiegel” ka ndryshuar deklaratën duke punuar për të ndryshuar emrin
Pyesni popullin dhe do të ju tregojë për emrin.
Ju me deklaratat tuaja e prishën atë që kemi punuar 25 vite.”

Nëse e sulmoni ndonjë proces, si procesin e emrit të vendit, si do të ju besojnë qytetarët. Pse nuk i pyesni qyetarët?

Mickoski nuk dha ndonjë zgjidhje për emrin, si propozim nga OBRM-PDUKM, por ai tha se qytetarët besojnë dhe presin të përmbushen kërkesat.