LAJMI I FUNDIT:

Mickoski: Qeveria e ka humbur legjitimin dhe besueshmërinë, ikja nga zgjedhjet do të përfundojë

Mickoski: Qeveria e ka humbur legjitimin dhe besueshmërinë, ikja nga zgjedhjet do të përfundojë

Kryetari i OBRM-PDUKM Hristijan Mickoski mbrëmë në Shtip tha se këto janë kohë të vështira me shumë  sfida, goditje për Maqedoninë dhe maqedonasit. Mickoski tha se ikja nga zgjedhjet do të përfundojë dhe se do të ketë përgjegjësi për çdo krim.

Sipas tij, e vetmja gjë që qeveria dëshiron të flas është për ndryshimet kushtetuese, pasi që ajo është e vetmja temë që ka mbetur sepse çdo gjë tjetër është “fatkeqësi”.


“Ndryshimet kushtetuese, janë imponuar nga jashtë dhe populli është kundër dhe për këtë arsye edhe OBRM-PDUKM thotë jo”, tha Mickoski.

Mickoski tha se kryeministrat e vendeve tjera janë që mbrojnë popullin maqedonas dhe Maqedoninë “më shumë se kryeministri i cili paguhet me para publike”.

“Shikoni fundosjen e kashtës së tyre të fundit. Presidenti francez ju tha të vërtetën. Bashkimi Evropian u dërgoi atyre një lajm. Gjithçka që ata thonë nuk është e vërtetë. Është e qartë. Pa reforma të brendshme, të cilat nuk i keni bërë për shtatë vjet, pa rregulluar sektorët dhe rregulluar situatat në çdo fushë, nuk do të ketë as Bashkim Afrikan, e lëre më Bashkim Evropian. Populli kërkon reset. Kjo Qeveri e ka humbur edhe legjitimitetin edhe kredibilitetin”, tha kryetari i OBRM-PDUKM-së.

Sipas Mickoskit, presidenti francez qartë tregoi se nuk ka BE.

“Edhe çka pas asaj. Viti 2030 po na shitet si viti i ndritur që duhet të vijë në një shtet ku nuk ka garanci se vendi do të bëhet anëtar i BE-së deri në vitin 2063. Maqedonia është e lodhur nga premtimet e burokratëve evropianë që na përkëdhelin mbi supe duke premtuar gjëra që nuk vijnë,” tha Mickoski.

Me këtë qeveri, ashtu siç tha jemi larg BE dhe nuk ka shpresë se do të bëhet më mirë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksioni i PK-së në veri, kërcënon Daçiq: Kjo çon në konflikte të reja në Ballkan, me pasoja të pallogaritshme

Aksioni i PK-së në veri, kërcënon Daçiq: Kjo çon në konflikte të reja në Ballkan, me pasoja të pallogaritshme

Lajme
Lajçaku caktoi kushte për çështjen e dinarit, në pikëpyetje takimi tjetër

Lajçaku caktoi kushte për çështjen e dinarit, në pikëpyetje takimi tjetër

Lajme
Aksioni i Policisë në veri, u konfiskuan rreth 75 milionë dinarë, 1.6 milion euro, dollarë e franga

Aksioni i Policisë në veri, u konfiskuan rreth 75 milionë dinarë, 1.6 milion euro, dollarë e franga

Siguri
Publikohet dosja britanike e Berishës 'non-grata': Përmenden grupe të krimit të organizuar

Publikohet dosja britanike e Berishës 'non-grata': Përmenden grupe të krimit të organizuar

Lajme
Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë

Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë

Lajme
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Kalo në kategori