LAJMI I FUNDIT:

Mickoski: Qeveria dhe Zaevi nuk kanë legjitimitet pas referendumit (Video)

Mickoski: Qeveria dhe Zaevi nuk kanë legjitimitet pas referendumit (Video)

Në një konferencë për shtyp, kryetari i partisë opozitare maqedonase OBRM-PDUKM tha se “Republika e Maqedonisë hyn në një krizë politike të re”.

Sipas Mickoskit kriza është prodhim i paaftësisë së Qeverisë të menaxhojë me proceset kyçe në shtet, njofton Telegrafi Maqedoni.


Ai tha se kjo shumicë ishte Qeveri vetëm për një çështje, ndërsa edhe në këtë çështje kjo Qeveri përjetoi debakël.

“Zgjidhja që e solli në tryezë është katastrofale në më shumë baza, dhe i papranueshëm si për OBRM-PDUKM-në ashtu edhe për shumicën e qytetarëve, por edhe krahas kësaj, dhe paralajmërimeve të mia, se shteti në këtë mënyrë shkon në kapitullim dhe se kjo do të shkojë në mos sukses, tash mund të konstatohet se marrëveshja është e vdekur” tha Mickoski duke shtuar se kryeministri vepronte në mënyrë jo të ndershme ndaj interesave të Republikës së Maqedonisë.

Ai shtoi se Zaevi manipuloi me ndërkombëtarët se kinse populli i Maqedonisë pranon marrëveshjen, duke keqpërdorur aspiratat euroatlantike.

“Krahas kërcënimeve, presionet, mbushjet e kutive, Qeveria nuk arriti t’i manipulojë qytetarët, të cilët mbetën të vetëdijshëm duke treguar përgjegjësi ndaj vendit të tyre, gjë që për njerëzit në Qeveri ju mungon”, theksoi Mockoski duke shtuar se rezultati i referendumit me gjithë parregullsitë tregon se populli e mbroi atdheun e tyre.

Sipas tij, Qeveria dhe Zaevi nuk kanë legjitimitet dhe krdibilitet për pozitën e tij, për shkak se referendumi i pa suksesshëm është mesazh jo vetëm se marrëveshja nuk kaloj, por edhe se kriminaliteti nuk duhet të vazhduar.

Ai tha se kjo marrëveshje nuk mund të kalojë për shkak se populli nuk e pranon, ndërsa Maqedonia duhet të ketë dalje, jo për Zaevin por për të ardhmen e gjithë shtetit.

Ai ceku dy opsionet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, një Qeveri sipas modelit të Përzhinos dhe një Prokuror Publik të ri/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Siguri
Kalo në kategori