LAJMI I FUNDIT:

Mickoski: Përfundimi i autostradës Kërçovë-Ohër deri në vitin 2026

Mickoski: Përfundimi i autostradës Kërçovë-Ohër deri në vitin 2026

OBRM-PDUKM e nisi fushatën me tubim në Ohër. Qytetin e ka vizituar sot kryetari i partisë, Hristijan Mickoski, i cili theksoi se do të udhëheqin një fushatë pozitive, një fushatë për ofrimin e projekteve dhe një fushatë që do të kthejë shpresën tek qytetarët.

Mickoski iu referua premtimeve në fushën e infrastrukturës. Ai tha se kanë plan që autostradën Kërçovë-Ohër ta përfundojnë deri në vitin 2026.


Kreu i opozitës paralajmëroi dy miliardë euro investime në infrastrukturë dhe rialokim të mjeteve buxhetore në vlerë prej 250 milionë eurove për komunat në bazë vjetore.

“Ambicia jonë është që të punojmë në minimum 500 pika, në 500 lokacione në territorin e gjithë Maqedonisë, në mënyrë që të plotësohen nevojat e qytetarëve.

Ne nuk do të jemi Qeveri vetëm aty ku ka kryetar komunash nga OBRM-PDUKM dhe Koalicioni, por duam të jemi Qeveri e të gjithë qytetarëve dhe të tregojmë se jo të gjithë politikanët janë njësoj, të tregojmë se nuk kemi ndërmend t’i ndajmë qytetarët”, deklaroi Hristijan Mickoski.

Në trend Lajme

Më shumë
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma

Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma

Lajme
Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Lajme
Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Lajme
Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Lajme
Gjykata Speciale, përfundon dëshmia e dëshmitarit të 60-të, gjykimi në ndaj Thaçit dhe të tjerëve rinis më 6 maj

Gjykata Speciale, përfundon dëshmia e dëshmitarit të 60-të, gjykimi në ndaj Thaçit dhe të tjerëve rinis më 6 maj

Drejtësi
Kalo në kategori