LAJMI I FUNDIT:

Mickoski: Jam cak i një fushate të zezë, një media më kërkoi falje për shpifje

Mickoski: Jam cak i një fushate të zezë, një media më kërkoi falje për shpifje

Pas aktgjykimit të marrë dje, mediat kanë kërkuar falje për shpifjet ndaj meje, njofton kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski.

“Përveç kësaj, media e Xhabir Derallës dhe ai vetë janë dënuar për shpifje për gënjeshtrën e përhapur fillimisht nga kuzhinat e LSDM-së dhe BDI-së se kinse kam ndërtuar shtëpi në Kozle. Unë nuk kam ndërtuar dhe as nuk kam një shtëpi jashtë pronës që kam tashmë. Populli duhet të jetë i vetëdijshëm se gënjeshtra të tilla ushqehen dhe përhapen fort nga instalacionet qeveritare në një pjesë të një opozite false që është në shërbim të pushtetit dhe kjo dallohet lehtësisht. Ata flasin më shumë për OBRM-PDUKM-në sesa për substancën dhe qeverisjen e keqe.


Prandaj prej vitesh jam subjekt i fushatës më të zezë të qeverisë, e cila duhet të lërë në hije të vërtetën që po flasim për jetën e vështirë. Por sasia e krimit, e padrejtësisë dhe e jetës së vështirë është aq e madhe sa që asnjë gënjeshtër nuk është më e zhurmshme se kaq. Pra, motivi im për t’i mundur ata është edhe më i madh, sepse Maqedonia po humbet, dhe ne nuk kemi atdhe të dytë. Ndryshimet po vijnë”, shkruan Mickoski në profilin e tij në Facebook./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Jehona Hulaj
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori