LAJMI I FUNDIT:

Michigani shteti tjetër amerikan që njeh 17 shkurtin si Ditën e Pavarësisë së Kosovës

Michigani shteti tjetër amerikan që njeh 17 shkurtin si Ditën e Pavarësisë së Kosovës

Pas njoftimit që erdhi nga shteti i Ajovës dhe nga ai i New Yorkut se 17 shkurti 2024 do të njihet si Dita e Pavarësisë së Kosovës, edhe shteti i Michiganit ka vendosur ta bëjë të njëjtën gjë.

Përmes një vendimi, Guvernatorja e shtetit, Gretchen Whitmer e ka shpallur 17 shkurtin 2024, si Ditën e Pavarësisë së Kosovës në këtë shtet.


Në vendim thuhet se shteti i Miçiganit ka kënaqësinë t’u bashkohet shqiptaro-amerikanëve anembanë shtetit për të njohur 17 shkurtin 2024 si Ditën e Pavarësisë së Kosovës.

Në arsyetim thuhet se Kosova, që nga shpallja e pavarësisë së saj vazhdon të ruajë vlerat e sovranitetit dhe vetëvendosjes, dhe se shpallja e pavarësisë së Kosovës nënvizoi përkushtimin e saj ndaj idealeve demokratike, duke afirmuar statusin e saj si një demokraci e lulëzuar në komunitetin global.

Tutje thuhet se ende sot, “shqiptaro-amerikanët e Michiganit vazhdojnë të sjellin kulturën dhe traditën e tyre të pasur në shtetin tonë, teksa lulëzojnë kudo që banojnë, duke qenë anëtarë ndihmues të komunitetit, pronarë biznesi që punojnë shumë dhe profesionistë të përkushtuar”.

Po ashtu, thuhet se kontributi i Michiganit ka qenë i madh në mbështetjen e demokracisë në Kosovë duke ndihmuar në ruajtjen e paqes përmes anëtarëve të Gardës Kombëtare të Miçiganit që shërbyen në Kosovë si paqeruajtës.

“Lidhja ndërmjet Kosovës dhe Michiganit është unike dhe e forcuar nga vlerat e përbashkëta të lirisë, demokracisë dhe sundimit të ligjit; shteti i Michiganit ka kënaqësinë t’u bashkohet shqiptaro-amerikanëve anembanë Michiganit në festimin e 16 vjetorit të ditës së pavarësisë së Kosovës”, u tha në vendimin e publikuar online nga Guvernatorja e shtetit të Michiganit, Gretchen Whitmer.

Gjatë ditës Shteti i Ajovës e ka njohur zyrtarisht 17 shkurtin si Ditën e Pavarësisë së Kosovës.

Për këtë vendim, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka falënderuar Guvernatorin e Iowas Kim Reynolds dhe Sekretarin e Shtetit të Iowas, Paul Pate.

“Faleminderit që u bashkuat me ne për të ngritur lart flamurin tonë dhe për të festuar miqësinë tonë të qëndrueshme dhe partneritetin strategjik, të cilin do të vazhdojmë ta forcojmë dita ditës”, shkroi Osmani në X./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Miratohet Kodi i Sjelljes për deputetët, ata që ofendojnë dhe bëjnë shkelje tjera do të dënohen me 50 përqind të pagës së tyre

Miratohet Kodi i Sjelljes për deputetët, ata që ofendojnë dhe bëjnë shkelje tjera do të dënohen me 50 përqind të pagës së tyre

Lajme
Keni planifikuar të kaloni 1 Majin në natyrë? Kështu do të jetë moti në qytetet e Kosovës

Keni planifikuar të kaloni 1 Majin në natyrë? Kështu do të jetë moti në qytetet e Kosovës

Lajme
Pësoi infrakt në aeroplan derisa ishte duke ardhur nga Zvicra, policia njofton për vdekjen e gruas

Pësoi infrakt në aeroplan derisa ishte duke ardhur nga Zvicra, policia njofton për vdekjen e gruas

Kronika e Zezë
Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Lajme
Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij në Klinë, arrestohet një person

Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij në Klinë, arrestohet një person

Kronika e Zezë
Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj

Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj

Drejtësi
Kalo në kategori