LAJMI I FUNDIT:

Michelle Obama: Trump është president i gabuar për amerikanët

Michelle Obama: Trump është president i gabuar për amerikanët

Donald Trump është “presidenti i gabuar” për Shtetet e Bashkuara dhe amerikanët duhet të votojnë Joe Bidenin, nëse duan të mbajnë kushtet më themelore për një shoqëri funksionuese, tha ish Zonja e Parë e SHBA-ve, Michelle Obama.

Kështu ka folur Obama në një fjalim të përgatitur për Konventën Kombëtare të Partisë Demokratike teksa ka thënë se presidenti kishte mjaftueshëm kohë që të dëshmojë se ishte i denjë për këtë pozitë, raporton CNN.


“Trump kishte më shumë se kohë të mjaftueshme për të dëshmuar se është në gjendje të kryejë detyrën e presidentit, por padyshim duket se ka probleme në kokë. Ne mund t’i japim fund këtij kaosi nëse votoni për Joe Bidenin, ashtu sikur jeta juaj të varet nga ajo”, theksoi Michelle Obama në adresim e saj, të regjistruar paraprakisht në shtëpi.

Duke kritikuar republikanin Trump për problemet ekonomike të vendit, trazirat që shpërthyen në të gjithë Shtetet e Bashkuara për shkak të racizmit sistematik dhe mungesës së udhëheqjes amerikane në skenën botërore, Obama tha se, ndryshe nga ai, demokrati Biden është një njeri i mirë, i cili “e di se çfarë duhet bërë për të shpëtuar ekonominë.

Michelle Obama: Pandemia më ka shtyrë drejt depresionit të shkallës së ulët
Lexo po ashtu Michelle Obama: Pandemia më ka shtyrë drejt depresionit të shkallës së ulët

Duke reaguar ndaj njoftimeve se fjalimi i Michelle Obamas do të regjistrohet paraprakisht për nevojat e konventës së Partisë Demokratike, Trump theksoi se adresimi i tij në Konventën Kombëtare Republikane do të jetë drejtpërdrejt.

Ndryshe, zgjedhjet presidenciale amerikane do të mbahen më 3 nëntor të këtij viti. /Telegrafi/