LAJMI I FUNDIT:

Michel: Ballkani Perëndimor është prioritet për ne, po përpiqemi të fillojmë negociatat me Shkupin dhe Tiranën

Michel: Ballkani Perëndimor është prioritet për ne, po përpiqemi të fillojmë negociatat me Shkupin dhe Tiranën
Foto: Arkiv

Kryetari i Këshillit Evropian Charles Michel, para fillimit të Samitit të BE-së, deklaroi se BE është para një momenti të rëndësishëm gjeopolitik, pasi do të merren vendime për stabilitetin dhe prosperitetin e BE-së.

Ai shprehu besimin se Samiti i BE-së do të vendosë për statusin kandidat të Ukrainës dhe Moldavisë, si dhe perspektivë të qartë evropiane për këto dy vende dhe Gjeorgjinë.


“Kemi një takim të rëndësishëm me liderët e Ballkanit Perëndimor dhe ka një dëshirë për të sjellë energji të re në procesin tonë. Për momentin kemi problem në Bullgari dhe po përpiqemi të hedhim propozime në tryezë që të mund të fillojmë sa më shpejt negociatat e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Ky është prioriteti ynë kryesor tani dhe ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të bërë përparim”, tha Michel.

Michel tha gjithashtu se të gjitha përpjekjet që po bën BiH në rrugën për në BE kanë pasur efekte pozitive në uljen e tensioneve dhe se BE do të bëjë gjithçka që është e mundur për t’i bërë institucionet e vendit funksionale.

“Ky samit është i një rëndësie gjeopolitike, sepse ne do të marrim vendime në favor të stabilitetit dhe prosperitetit. Ballkani Perëndimor është një prioritet për ne dhe ne do të angazhohemi për të sjellë energji të re në procesin e integrimit”, tha Michel./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori