MF Maqedoni: Janë siguruar mjete nga BERZH-i për realizimin e autostradës Shkup-Bllacë
Ministria e Financave në Maqedoni njofton se mbi 200 milionë euro mjete të favorshme nga BERZH-i janë siguruar për realizimin e projektit rajonal për menaxhimin me mbetjet e ngurta dhe projektin për ndërtimin e aksit të autostradës Shkup-Bllacë. Propozim ligjet për sigurimin e mjeteve nga ky institucion financiar ndërkombëtar, të propozuara nga Ministria e Financave, u pranuan në mbledhjen e djeshme qeveritare. Marrëveshjet për realizimin e projekteve me BERZH-in, pas miratimit në Kuvendin e RMV-së, do të nënshkruhen nga Ministria e Financave dhe Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor si dhe Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore.
Me Propozim ligjin për garanci të Republikës së Maqedonisë së Veriut për detyrimet ndaj Marrëveshjes së huasë për financimin e projektit TEN-T për autostradën nga Shkupi deri në kufirin me Kosovën, parashihet sigurimi i 167.6 milionë eurove nga BERZH-i, të cilat sigurohen me afat pagese prej 16 viteve, me grejs periudhë të përfshirë prej 4 viteve dhe normë interesi variabile dhe të përbërë prej EURIBOR gjashtëmujor të rritur për margjinë prej 1%.
Me këtë kompletohet konstruksioni financiar për realizimin e këtij projekti. Përveç mjeteve të siguruara nga BERZH-i, do të financohet edhe me grant nga ËBIF-ja në vlerë prej 26.5 milionë eurove.
Qëllimi i projektit është përmirësimi i infrastrukturës rrugore në vend, gjegjësisht parashihet ndërtimi i nënaksit të dytë që i referohet pjesës tjetër të autostradës Bllacë – Shkup, ku do të përmirësohet dukshëm lëvizshmëria dhe shkëmbimi tregtar, do të përmirësohet siguria rrugore dhe do të shkurtohet koha e udhëtimit, do të rriten mundësitë për zhvillim social dhe ekonomik, si në nivel nacional poashtu edhe në atë rajonal.
Me Propozim ligjin për huamarrje të Republikës së Maqedonisë së Veriut me hua nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim sipas Marrëveshjes së huasë për financimin e Projektit rajonal për mbetjet e ngurta sigurohen 55 milionë euro me afat pagese prej 15 viteve, grejs periudhë prej katër viteve dhe normë interesi – EURIBOR gjashtëmujor të rritur për margjinë prej 1%.
Qëllimi është që t’i ndihmohet vendit në zhvillimin e sistemeve rajonale të menaxhimit me mbetjet në rajonet e caktuara të Republikës së Maqedonisë së Veriut, përkatësisht të vendoset sistemi rajonal i menaxhimit me mbetjet në rajonin e Vardarit, Pellagonisë, Pollogut si dhe në rajonin juglindor dhe jugperëndimor.
“Ministria e Financave dhe Qeveria mbeten të përkushtuara sa i përket realizimit të projekteve infrastrukturore që do t’i përmirësojnë kushtet e jetesës së qytetarëve, por do të ndikojnë edhe mbi ekonominë. Rëndësi të veçantë ka sigurimi i mjeteve financiare për realizimin e këtyre projekteve me kushte të favorshme në kohë krize”.
“BERZH-i është përkrahës i konsiderueshëm i RMV-së. Me përkrahjen e këtij institucioni financiar ndërkombëtar në vend realizohen investime në sektorin hekurudhor, si dhe në infrastrukturën rrugore dhe energjetike, investime në transportin publik, stacionet e filtrimit, ndërsa ky institucion përkrah edhe sektorin privat, veçanërisht në rritjen e konkurrencës së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, efikasitetin energjetik dhe burimet e ripërtëritshme të energjisë. BERZH-i në 30 vitet e kaluara në vendin tonë ka investuar mbi 2.2 miliardë euro në 159 projkete”, thonë nga Ministria e Financave.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Profesori i kriminalistikës: Bandat ruse porositën sulm në burgun e Reçit në Shkodër, ja si u planifikua
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City