LAJMI I FUNDIT:

MF Maqedoni: FMN-ja e përshëndeti udhëheqjen e mirë të politikave ekonomike

MF Maqedoni: FMN-ja e përshëndeti udhëheqjen e mirë të politikave ekonomike

Rimëkëmbja ekonomike pritet që të vazhdojë në vitin 2022, e cila do të nxitet nga kërkesa e fuqishme vendore. Përkrahja e fuqishme e politikave arriti që ta zbusë ndikimin ekonomik të pandemisë. Buxheti për vitin 2022 vazhdon ta përkrahë aktivitetin ekonomik dhe rrjedhimisht zvogëlon shpenzimet sa i përket pandemisë. Inflacioni do të fillojë të zvogëlohet në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm dhe do të stabilizohet për rreth 2% në vitin 2023 si dhe në periudhën vijuese. Këto janë pikat thelbësore në Deklaratën e Misionit të FMN-së, e publikuar pas përfundimit të konsultimeve në lidhje me nenin 4 të Marrëveshjes me FMN-në.

Në këtë deklaratë, Misioni i identifikoi masat e ndërmarra nga Qeveria për ballafaqim me pandeminë.


“Përkrahja e fuqishme përmes politikave arriti që ta zbusë ndikimin ekonomik, që ishte shkaktuar si rezultat i pandemisë. Masat fiskale për përkrahje ndihmuan që të parandalojnë një numër të madh i largimeve nga puna dhe të mbrohen ata që janë më të ndjeshëm, ndërsa masat monetare dhe financiare e ruajtën përkrahjen kreditore për ekonominë”, thuhet në Deklaratë.

Më tej, Misioni thekson se me Buxhetin për vitin 2022 sigurohen më shumë mjete për sektorin e shëndetësisë, duke përfshirë edhe mjetet për vaksina dhe njëkohësisht sigurohet kornizë që do të sigurojë reagim fleksibil ndaj nevojave lidhur me pandeminë.

Strategjia afatmesme fiskale është esenciale për përmirësimin e hapësirës fiskale, ku rekomandohet vazhdimi i përpjekjeve për konsolidim fiskal, me ç’rast do të sigurohet hapësirë fiskale si reagim ndaj tronditjeve të ardhshme.

Misioni në Deklaratë thekson se përmirësimet e mëtejshme në pjesën e manaxhimit me financat publike do të nënkuptojnë përkrahje të planit të Qeverisë për rritjen e investimeve dhe përgjithësisht, kufizimin e rreziqeve fiskale .

Ata e përgëzuan progresin e deritanishëm në sigurimin e transparencës dhe llogaridhënies në shfrytëzimin e parave publike, me rekomandim që i njëjti të vazhdojë.

Sa i përket zhvillimeve ekonomike për vitin e ardhshëm pritet që punësimi gradualisht të rimëkëmbet, ndërsa rritja e lartë e pagave, reminitancat në rritje dhe shfrytëzimi i një pjese të kursimeve të akumuluara të ndikojë në rritjen e të hyrave në dispozicion. Me këtë mision, pritet rritje solide e eksportit, edhe pse siç theksohet, çrregullimet në zinxhirin e furnizimit do të kenë ndikim negativ, veçanërisht në sektorin e automjeteve, ndërsa kërkesa e madhe vendore nënkupton edhe rritje të importit.

Pastaj, parashihet që rritja prej 4% në vitin 2021, të bëhet 4.2% në vitin 2022, kryesisht e nxitur nga kërkesa e madhe vendore.

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori