Ministria e Financave në bashkë organizim me projektin Decentralizim dhe Përkrahje Komunave, DEMOS kanë filluar sot punëtorinë për konsultim publik me të gjitha palët e interesit me temën “Konsultimi për Projektligjin e Tatimit në Pronën e Paluajtshme”.
Në këtë punëtori murrën pjesë Zëvendësministri i Ministrisë së Financave Agim Krasniqi, drejtori i Departamentit të Tatimit në Pronë Shkelzen Morina, zyrtarë tjerë të Ministrisë së Financave, zyrtarë të komunave të Kosovës, si dhe përfaqësues Helvetas – DEMOS.
Në hapje të kësaj punëtoria zëvendësministri Agim Krasniqi theksoi se “Ministria e Financave është duke ndërmarrë të gjithë masat e nevojshme për të siguruar vendosjen e tatimit në të gjithë llojet e pronës së paluajtshme (tokë), por edhe duke kërkuar gjithashtu, përmirësimin e qëndrueshëm të sistemit të tatimit në pronë. Realizimi i këtyre objektivave madhore kërkon pikë së pari, themele të shëndetshme ligjore, të harmonizuara dhe në pajtim me gjithë kuadrin ligjor në fuqi në Kosovë, si dhe në të njëjtën linjë me standardet ndërkombëtare”
“Në kuadër të kësaj, Ministria e Financave ka ndërmarre një nismë tejet të rëndësishme për përmirësimin dhe përshtatjen e të gjithë infrastrukturës ligjore e cila rregullon e normon procesin e tatimit në pronë, duke iniciuar procesin legjislativ për ndryshimin dhe plotësimin e legjislacionit përkatës, duke pasur si qëllim, implementimin e suksesshëm të tatimit në tokë, përmes krijimit të një sistemi modern dhe efikas për mbledhjen e të hyrave nga tatimit në pronë”, shtoi zëvendësministri Krasniqi.
Ai bëri të ditur se projektligji përbën një bazë rregullative të parashikueshme, të qartë dhe të detajuar, për ti dhënë qartësinë e nevojshme elementeve kyçe dhe risive të reformës e për t’ju përshtatur rrethanave dhe kërkesave të reja specifike që do lindin për realizimin e një reforme të tillë, për të qenë kështu, sa më e pranueshme nga qytetarët.
Zëvendësministri Agim Krasniqi theksoi se qëllimi kryesor i Projekt ligjit për tatimin në pronë është vendosja e tatimit mbi pronën e paluajtshme dhe përcaktimi i rregullave themelore për administrimin e tatimit në pronën e paluajtshme nga Komunat dhe Ministria e Financave.
Sipas tij, objektivat që synohen me ndryshimet ligjore në tatimin në pronë janë përshtatja e infrastrukturës ligjore me qëllim implementimin e tatimit në tokë, thjeshtëzimi dhe përmirësimi i procesit të vlerësimit të pronave të paluajtshme; rritja e efikasitetit gjatë funksionimit dhe monitorimit të procesit, pajisja e autoriteteve kompetente publike, me të gjitha atributet e nevojshme ligjore dhe institucionale për administrimin e procesit në mënyre efektive, mbrojtja e mëtejshme e të drejtave dhe interesave të tatimpaguesve; si dhe eliminimi i kundërshtive
dhe dykuptimësive që ekzistojnë në kuadrin ligjor në fuqi.
“Bazuar dhe në sugjerimet dhe rekomandimet që kanë ardhur nga një numër i konsiderueshëm komunash dhe institucionet tjera, (dhe përfitoj nga rasti për t’ju falënderuar përzemërsisht për këtë), ndryshimet e pasqyruara në projektligjin e tatimit në pronë synojnë ndërtimin e një baze solide ligjore për të garantuar një proces të drejtë, të paanshëm dhe efektiv të tatimit në pronë”, shtoi zëvendësministri Krasniqi.
Me këtë rast, zëvendësministri Agim Krasniqi gjithashtu falënderoi anëtarët e ekipit përgjegjës për hartimin e draftit fillestar të këtij Projektligji, zyrtarët nga projekti SIDA, i financuar dhe mbështetur nga Qeveria Suedeze, donator dhe partnerët tjerë që vazhdimisht e kanë përkrahur Ministrinë e Financave në aktivitete dhe ngjarje të ndryshme të cilat janë ndërlidhur me fushën e tatimit në pronë, por edhe në fusha të tjetra, si falënderoi edhe zyrtarët e Komunave të cilët kanë dhënë kontribut për çështje të ndryshme sa i përket tatimit në pronë në përgjithësi.
Punëtoria për Konsultimin për projektligjin e tatimit në pronën e paluajtshme,. Gjatë kësaj punëtorie Ministria e Financave do të diskutojë projektligjin e tatimit në pronën e paluajtshme me zyrtarët komunal (Drejtori për Buxhet dhe Financa, Drejtori për Gjeodezi dhe Kadastër, Drejtori për Bujqësi dhe Pylltari, Menaxheri i tatimit në Pronë, akterët zhvillimor të ndryshëm relevant OJQ-të, bizneset e ndryshme, si dhe përfaqësuesit nga Asociacioni i Komunave të Kosovës). /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBesim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur
Shkenca e të Dhënave - Kombinim i Statistikës, Programimit dhe Biznesit
Telegrafi Jobs - Shoku yt për punë
Investimet nga diaspora, Lazim Destani: Duhet të punojmë bashkë që të arrijmë suksese
Rrjeti Global i Bizneseve të Diasporës, 10 vite suksese dhe bashkëpunime
HIB Petrol, sërish tatimpaguesi më i madh në Kosovë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë