LAJMI I FUNDIT:

Mexhiti: Ligji e pengon Vetëvendosjen të veprojë në Maqedoni

Mexhiti: Ligji e pengon Vetëvendosjen të veprojë në Maqedoni

Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, për A1on thotë se ligji për partitë politike nuk e lejon Vetëvendosjen e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti të veprojë në Maqedoni, sepse neni 8 i Ligjit për Partitë Politike thotë: “Partitë politike të regjistruara në vende të tjera nuk mund të veprojnë në territorin e Republikës së Maqedonia”, përcjell telegrafi.

Ai shtoi se vetëvendosje tashmë është aktive në Maqedoni, pasi Bekim Qoku, i cili është nga Struga, punon si këshilltar i Kurtit dhe është anëtar i Vetëvendosjes. Megjithatë, nuk thuhet nëse Qoku do të jetë në lista si kandidat i pavarur, sepse Lëvizja Vetëvendosje nuk ekziston në sistemin juridik të Maqedonisë.


“Tashmë janë duke vepruar në Maqedoni, për shembull Bekim Qoku është këshilltar i kryeministrit Kurti, është nga Struga. Lëvizja Vetëvendosje funksionon edhe tani. Qoku ka qenë më parë deputet i Aleancës për Shqiptarët dhe tani do të jetë në listat tona. Nuk kanë krijuar parti politike, njeriu është shtetas i Maqedonisë, por është këshilltar i Kurtit dhe anëtar i Vetëvendosjes”, thotë Mexhiti.

Vetë Mexhiti njoftoi se Vetëvendosje do të jetë pjesë e koalicionit “Bashkimi Evropian për Ndryshim” të dielën, i cili theksoi se me hyrjen e Vetëvendosjes, koalicioni tashmë përbëhet nga katër parti politike, tre prej të cilave janë nga Maqedonia dhe një nga Kosova. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

Lajme
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Vranët e me shi

Vranët e me shi

Lajme

"Golden Sabre 2024” – fotografi nga stërvitja e përbashkët ndërmjet Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe KFOR-it

Siguri
Kalo në kategori