LAJMI I FUNDIT:

Metodat e pabesueshme me të cilat CIA donte ta vriste Castron: Njeriu me shpirtrat e maces!

Metodat e pabesueshme me të cilat CIA donte ta vriste Castron: Njeriu me shpirtrat e maces!

Për disa, Fidel Castro ishte heroi revolucionar që i largoi imperialistët amerikanë nga brigjet e Kubës. Për disa të tjerë ishte diktator i pamëshirshëm që ka mohuar të drejtat e njeriut e që e çoi botën në prag të luftës bërthamore. Por, nuk ka mëdyshje për një sukses të tij: amerikanët kurrë nuk mundën ta vrisnin!

plot1


Për SHBA-të ishte i papranueshëm një shtet komunist në jug të Floridës që do të mund të përdorej si bazë për raketat atomike që do të mund të godisnin qytetet amerikane. Ndaj, donin ta hiqnin qafesh.

Fidel Castro u mbijetoi 638 atentateve
Lexo po ashtu Fidel Castro u mbijetoi 638 atentateve

Një hetim i Senatit amerikan i vitit 1975, tregon se në vitet 1959-1965, CIA së paku tetë herë ka tentuar ta vriste liderin kuban, transmeton Telegrafi. Por, Fabian Escalante, që ishte shef i shërbimit sekret të Kubës, thotë se Castron hiq më pak se 638 herë kanë tentuar ta vrasin. Në librin e tij “Executive Action: 634 Ways to Kill Fidel Castro” thotë se tentimet e tilla nuk janë ndalur deri në vitin 2000.

Më poshtë mund t’i lexoni disa nga rastet më të veçante të atentateve kundër tij.

Çfarë ka thënë Castro, për rakinë e Skraparit? (Video)
Lexo po ashtu Çfarë ka thënë Castro, për rakinë e Skraparit? (Video)

Uniforma vdekjeprurëse për zhytje

Castro ishte një zhytës i pasionuar i cili kënaqej duke eksploruar ujërat e Karaibeve. CIA ka zhvilluar një plan që presidentit kuban t’ia dhuronte rrobat e zhytjes me pluhur helmues. Ky plan ishte bërë në vitin 1961, gjatë pushtimit në Gjirin e Derrave. Castros rrobat është dashur t’ia dhurojë avokati amerikan James B. Donovan, gjatë bisedimeve për shkëmbimin e të burgosurve. Por, meqë kishte miqësi me Donovanin, ai i dhuroi diçka tjetër – pa helm.

Fideli dhe Enveri u kapën për Afrikën: Hoxha i nxiste revolucionarët afrikanë, Castro iu përzie në terren!
Lexo po ashtu Fideli dhe Enveri u kapën për Afrikën: Hoxha i nxiste revolucionarët afrikanë, Castro iu përzie në terren!

Eksplozivi në guacë

A ka më lehtë për ta vrarë një zhytës të pasionuar, sesa t’i vendosësh eksploziv në një guacë bukur? Ajo është dashur të jetë e madhe për të mbajtur eksplozivin dhe me ngjyra të ndritshme të cilat Castro nuk do t’i rezistonte. Plani ishte që eksplozivi të aktivizohej kur Castro do ta merrte atë në duar.

Cigaret puro shpërthyese, puro e helmuar, puro me LSD …

Në shumë fotografi, Castro shihet duke shijuar purot e famshme kubane. Kështu, amerikanët përgatitën puro me helm, e edhe të tillë që do t’i eksplodonte në fytyrë. Sipas një raportimi, më 1960 prodhohet puroja e helmuar. Ato ishin me Botulinum, helm aq i fortë sa që vret posa e vë cigaren në gojë. Pasi kjo puro dështoi, atëherë CIA provoi një tjetër me drogën LSD.

Spiunia që kishte në dorë jetën e Castros: Nuk e vrava, sepse e doja!
Lexo po ashtu Spiunia që kishte në dorë jetën e Castros: Nuk e vrava, sepse e doja!

Femra fatale

Një klasik në zhanrin e vrasjeve, por në rastin e Castros ishte e dështuar e me kthesë romantike. Ish-e dashura e tij, Marita Lorenz, thotë se CIA në vitin 1959 e rekrutoi për t’ia vënë Castros hapat helmues me Botulinum. Por, ato i kishte vënë në kutinë e kremit për fytyrë dhe ishin shkrirë. Në intervistën për Vanity Fair, ajo tregon se çfarë ndodhur natën kur duhej ta vriste Castron në dhomën e fjetjes në hotelin Hilton Havana: “Përtypte puro, u shtri në shtrat dhe pyeti: A ke ardhur të më vrasësh? Bash këto fjalë. I thash se po. Atëherë ma dha revolen e mbushur. Por, nuk mund ta bëjë. Më tha: Nuk mund të më vrasësh, sepse askush nuk mundet. Më përqafoi dhe bëmë dashuri”.

Lapsi helmues

Prapë “akteri” kryesor është Botulinumi. Por, këtë herë është vendosur në lapsin kimik, me gjilpërën me helm. Gjilpëra ishte aq e hollë sa që Castro as që do ta vërente se vrasësi e ka ther në lëkurë, transmeton Telegrafi.

Kështu foli Fidel Castro: 10 thënie të paharrueshme
Lexo po ashtu Kështu foli Fidel Castro: 10 thënie të paharrueshme

Vrasësi “Milkshake”

Ndonëse duket qesharake që një pije e ëmbël amerikane mund të vrasë, Escalante shprehet se CIA këtë herë ishte më afër realizimit të planit. Plani i vitit 1963 ishte që një kapsulë me helm të futet ose akullore ose në “Milkshake” që do t’i shërbehej Castros, sërish në Hilton Havana. Agjenti i CIA-s u punësua si kamerier dhe ai duhej ta merrte kapsulën e ngjitur për frigoriferi. Por, fati deshi që e kishin ngjitur fort dhe ajo u shpërbë.

Podiumi në Panama

Kjo thuhet se është një nga përpjekjet e mëvonshme për vrasje. CIA kishte mbështetje të madhe nga migrantët që kishin ikur nga Kuba pas revolucionit komunist. Në vitin 2000, Castro vizitoi Panamanë. Nën podiumin ku mbante fjalim ishin fshehur 50 kilogramë eksplozivë, por ato u hetuan nga shërbimi sekret i Kubës – para se të arrinte Castro.

Kur Fidel Castro ishte i butë, i këndshëm dhe gazmor (Foto)
Lexo po ashtu Kur Fidel Castro ishte i butë, i këndshëm dhe gazmor (Foto)

Helmi në një facoletë

CIA duket se shumë e donte Botulinumin. Në një tjetër rast, vrasja e liderit kuban është menduar duke ia hedhur këtë helm në facoletën e tij.

Shkatërrimi i mjekrës

Pasi ata nuk arritën ta vrisnin, CIA tentoi t’ia prishte imazhin Castros duke ia shkatërruar mjekrën. Kështu, CIA mendonte se do t’i bindte kubanët se ai është i dobët. Plani ishte ky: kur këpucët e Castros do të shkonin në pastrim, ato të spërkaten me pluhur depilues. Nga ky pluhur do t’i binin mjekra, vetullat dhe flokët. Varianti tjetër ishte të mbuloheshin këpucët me LSD, para se ai t’i drejtohej kombit, kjo drogë t’i shkaktojnë halucinacione që të flas budallallëqe.

Por, përkundër të gjitha këtyre tentimeve, Castro e mbijetoi pleqërinë e vonshme. /Telegrafi/

Historia fantastiko-shkencore e Serbisë: Fidel Castro ishte serb, serbët e kanë sunduar Spanjën, Portugalia quhej Serbi (Video)
Lexo po ashtu Historia fantastiko-shkencore e Serbisë: Fidel Castro ishte serb, serbët e kanë sunduar Spanjën, Portugalia quhej Serbi (Video)

Në trend Botë

Më shumë
Shkaku i konfliktit Izrael-Iran, mediat botërore rikujtojnë parashikimet e Baba Vangës

Shkaku i konfliktit Izrael-Iran, mediat botërore rikujtojnë parashikimet e Baba Vangës

Botë
Një helikopter i vogël robotik dërgoi mesazhin e fundit nga Marsi

Një helikopter i vogël robotik dërgoi mesazhin e fundit nga Marsi

Botë
Rezultatet paraprake për parlament në Kroaci - Plenkoviq me aleatë kryeson para Milanoviqit

Rezultatet paraprake për parlament në Kroaci - Plenkoviq me aleatë kryeson para Milanoviqit

Kroacia
Braziliania dërgoi një burrë të vdekur në bankë për të marrë kredi - si u kap në momentin e fundit prej punonjësve

Braziliania dërgoi një burrë të vdekur në bankë për të marrë kredi - si u kap në momentin e fundit prej punonjësve

Amerika
Frymëzim për filma horror - një i moshuar thirri policinë në mes të natës, kërkoi që ta nxirrnin nga morgu në Holandë

Frymëzim për filma horror - një i moshuar thirri policinë në mes të natës, kërkoi që ta nxirrnin nga morgu në Holandë

Evropa

"Pse? Sepse nuk kishte raketa më": Zelensky shpjegon pse Ukraina nuk mundi të ndalonte sulmin rus që shkatërroi një termocentral të madh

Botë
Kalo në kategori