LAJMI I FUNDIT:

PRP – Plazma e pasuruar me trombocite dhe aplikimi për qëllime estetike dhe rigjeneruese

PRP – Plazma e pasuruar me trombocite dhe aplikimi për qëllime estetike dhe rigjeneruese

Trupi juaj në vete bart forcën që të rigjenerojë dhe shërojë indet në të gjitha pjesët e lëkurës suaj. Qelizat amë e bëjnë këtë çdo ditë gjatë jetës suaj.

Dr. med. Nijazi Ahmeti

PRP – terapia e rinimit me qeliza amë, e njohur edhe si tretman i rinimit me gjakun vetjak, është procedurë e cila përdor aftësinë e shërimit të cilën e kanë trombocitet dhe faktorët e rritjes në gjakun tuaj, në mënyrë që të stimulojë reaksionin e qelizave amë.

Këto qeliza amë ndihmojnë në krijimin e kolagjenit të ri dhe të enëve të gjakut, përtëritjen dhe përmirësimin e lëkurës së dëmtuar, si dhe ngadalësojnë dhe eliminojnë shenjat e plakjes.

Përshkrimi i intervenimit

PRP terapia e rinimit me qeliza amë është metodë revolucionare, në aplikimin e së cilës përdorët sasi minimale të gjakut tuaj.

Mjeku ju merr qelizat kryesore dhe proteinat, të cilat gjenden në gjak dhe me injektimin e sërishëm në lëkurën tuaj ndihmon në përtëritjen e lëkurës dhe të indeve nënlëkurore.

Një pjesë gjaku, sipas së cilës kjo metodë ka marrë emrin, është PRP (Platelet Rich Plasma – plazma e pasur me trombocite) – që është terapia e rigjenerimit me qelizat amë!

Me këtë procedurë në mënyrë natyrale nxisim rigjenerimin dhe këndelljen e indeve dhe kështu zvogëlojmë rrudhat dhe përmirësojmë tonusin e lëkurës.

Në PRP bashkë me trombocite gjenden edhe faktorët e rritjes të qelizave tuaja amë, të cilat në vazhdim stimulojnë procesin e ripërtëritjes. Meqenëse te këta tretmanë përdoret gjaku juaj personal, nuk futen materie sintetike dhe nuk ekziston mundësia e shfaqjes së efekteve të padëshirueshme.

Tretmani është plotësisht jotoksik, hipoalergjen dhe nuk kërkon kohë të gjatë këndelljeje.

Në Beauty Academy “DERMO – ESTETICA” përdorim produktet e kompanisë së famshme zvicerane Regen Lab që janë të lejura edhe nga FDA, të cilat janë të sigurta, të efektshme dhe të qëndrueshme dhe se ajo më e rëndësishmja – mundëson përqendrimin më të madh të qelizave amë, faktorit të rritjes dhe të trombociteve.

Një nga këto produkte është Cellular Matrix, që përdor efekt sinergjik të dy përbërësve: acidit hialuronik dhe plazmës së pasur me trombocite.

– Acidi hialuronik (HA) është pjesë përbërëse e lëkurës sonë. Në mjekësinë estetike përdoret më shumë se 25 vjet, ndërkaq dëshmi e efektshmërisë dhe e sigurisë janë më shumë se 20 milionë tretmanë të bëra. Acidi hialuronik, në vete lidh ujin që te lëkura krijon vëllim plotësues, nxit migrimin dhe proliferimin e qelizave të lëkurës si dhe hidratizon e vitalizon lëkurën nga brenda.

– Plazma e pasur me trombocite (A-PRP), e cila ndahet nga gjaku, ka përdorime në kirurgjinë estetike, ortopedi dhe stomatologji për më shumë se 10 vjet.

– Përparësia e saj është që rrit prodhimin e kolagjenit, përmirëson elasticitetin, ngjyrën dhe trashësinë e lëkurës. Gjithashtu, stimulon diferencimin dhe proliferimin e qelizave amë, aktivizon angiogjenezën (krijimin e enëve të reja të gjakut) dhe i jep lëkurës efekt voluminoz. Plazma përmban molekula të rëndësishme, si p.sh. të proteinave të gjakut, hormone dhe përbërës ushqyes të cilët ndihmojnë në përtëritjen e indeve.

Kandidatët

Për ta kuptuar më mirë nevojën e klientit dhe për të zbuluar cili tretman apo kombinim i tretmanit është i nevojshëm, duhet të bëhen konsultime adekuate.

PRP terapia e rinimit me qeliza amë mund të përdoret për:

• Zvogëlimin e linjave / rrudhave mes vetullave
• Zvogëlimi i rrudhave në ballë
• Përmirësimi i rrudhave rreth syve
• Zvogëlimi i rrudhave nazo-labiale
• Zvogëlimi i rrudhave të qeshjes
• Trajtimi i vragave (shenjave) nga aknet
• Zvogëlimi i rrudhave rreth gojës
• Rinimi i lëkurës në duar dhe në pjesë të tjera të trupit
• Nxitja e rritjes së flokëve

Përgatitja

Para fillimit të tretmanit, me procedurën standarde, do të nxjerrën 8 ml gjaku venoz.

Dhembja të cilën do ta ndieni do të jetë minimale dhe e parëndësishme, e njëjtë me atë të cilën e ndieni me rastin e nxjerrjes klasike të gjakut.

Pas kësaj, me teknikë të posaçme, përkatësisht me centrifugë me numër të madh rrotullimesh, do të ndahet plazma nga përbërësit e tjerë të gjakut tuaj.

Rrjedha e intervenimit

Tretmani bëhet shpejt dhe thjesht. Përbëhet nga marrja e një sasie të vogël gjaku nga venat, e cila pastaj nëpërmjet centrifugës përzihet me thartirën hialuronike.
Kështu plazmën e përftuar e aplikojmë në lëkurë me shpime të vogla dhe të buta.

Rezultatet janë të dukshme disa ditë pas tretmanit, ndërsa efekti i plotë pritet gjatë muajve të ardhshëm për shkak të procesit të krijimit të kolagjenit të ri dhe elastinës. Në atë periudhë lëkura rivitalizohet, bëhet më e butë, më elastike dhe dukshëm më e rinuar.

Për rezultate më të mira rekomandohen tre tretmanë. Rezultatet e tretmanëve do të zgjasin edhe deri në dy vjet, kur rekomandohet të përsëritet tretmani.

Këndellja

Drejtpërdrejt pas tretmanit është e mundshme të shfaqen skuqje, ënjtje dhe dhembje minimale në regjionet në të cilët janë trajtuar, të cilat, sipas rregullit, zhduken pas disa orësh, ndërkaq në tërësi pas disa ditësh.

Shumica e pacientëve menjëherë pas tretmanit u kthehen aktiviteteve të tyre të zakonshme.

Vetëm pak ditë pas tretmanit është i dukshëm përmirësim i përgjithshëm strukturës, tonusit dhe hidratimit të lëkurës.

Pas tri deri në gjashtë javësh fillon zhvillimi i kolagjenit të ri dhe i enëve të gjakut, ndërkaq në tre deri në gjashtë muajt e ardhshëm vjen deri te zvogëlimi i vijave dhe rrudhave si dhe te përmirësimi i vëllimit.

Efektet e terapisë mund të zgjasin deri në dy vjet, varësisht nga personi. Edhe pse ka efekt afatgjatë në lëkurë, i duhet një kohë e caktuar që të fillojë të ketë ndikim.

Masat e kujdesit

PRP – terapia e rinimit me qeliza amë është tretman i thjeshtë dhe i sigurt. Duke pasur parasysh që PRP nxirret nga gjaku juaj, nuk ekziston mundësia e transmetimit të sëmundjes, alergjisë apo reaksionit imunologjik.

PRP – terapia nuk aplikohet në rast të: disfunksionit të trombociteve, trombocitopenisë kritike, jostabilitetit hemodinamik, sëmundjeve autoimune, sepses, sëmundjeve akute dhe kronike, shtatzënisë, sëmundjes kronike të mëlçisë dhe terapisë antikoagulative. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Si hahet avokadoja dhe cilat janë përparësitë e saj

Si hahet avokadoja dhe cilat janë përparësitë e saj

Të njohim produktet
Kalo në kategori