LAJMI I FUNDIT:

Meti Alshiqi duket i lumtur pas përjashtimit nga Big Brother VIP Kosova 2

Meti Alshiqi duket i lumtur pas përjashtimit nga Big Brother VIP Kosova 2

Meti Alshiqi u përjashtua ditën e djeshme (e martë) nga Big Brother VIP Kosova 2.

Kjo pas një debati të ashpër që pati me Blerandon, me të cilin u tha se ka pasur edhe përplasje fizike.

Kjo situatë mes tyre përfshiu edhe banorët e tjerë, të cilët ndërhynë për t’i qetësuar.


Foto: Screenshot/YouTube

Menjëherë pas kësaj, në shtëpinë më të famshme në Kosovë iu erdhi një zarf i zi që thoshte: “Banorë! Vëllai i Madh ka ndjekur me shqetësim të madh provokimet e vazhdueshme të Metit kundrejt Blerandos pas spektaklit të së hënës. Sipas rregullave të lojës, gjuha kërcënuese, cënimi fizik dhe nxitja për dhunë janë rreptësisht të ndaluara”.

Meti përjashtohet nga Big Brother VIP Kosova 2
Lexo po ashtu Meti përjashtohet nga Big Brother VIP Kosova 2

“Duke pasur parasysh faktin që përkundër paralajmërimeve edhe përmes zarfit të zi nuk ka pasur reflektim, pas verifikimit të pamjeve nga vendi ku ka ndodhur ngjarja e sotme, Vëllai i Madh ka marrë një vendim. Meti përjashtohet automatikisht nga gara dhe lë shtëpinë në këtë moment”, përfundoi zarfi.

Meti nga ana tjetër nuk ka reaguar në lidhje me këtë, ndonëse ka publikuar një video në InstaStory, ku shihet i lumtur e duke kërcyer pavarësisht asaj që ndodhi.

Shumë nga banorët e cilësuan atë lojtar të fortë që mund të shkonte deri në fund të këtij edicioni. /Telegrafi/


Në trend Magazina

Më shumë
Eskalon sërish G Bani - i afrohet Shkëlzenit dhe i bërtet në fytyrë

Eskalon sërish G Bani - i afrohet Shkëlzenit dhe i bërtet në fytyrë

Magazina
Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Magazina
Çun Lajçi i del në përkrahje Gjestit pas ngjarjes së djeshme: Djalosh i Dukagjinit, duro edhe pak se pranvera po vjen për ty

Çun Lajçi i del në përkrahje Gjestit pas ngjarjes së djeshme: Djalosh i Dukagjinit, duro edhe pak se pranvera po vjen për ty

Magazina
Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Magazina
Adriana Matoshi reagon për vdekjen e aktorit Lulzim Rexha: Prehu në paqe shpirti më i bukur

Adriana Matoshi reagon për vdekjen e aktorit Lulzim Rexha: Prehu në paqe shpirti më i bukur

Magazina
Egla reagon pas tentimit që bëri Gjesti për t'u arratisur nga shtëpia: Doja të bëja edhe unë të njëjtën gjë

Egla reagon pas tentimit që bëri Gjesti për t'u arratisur nga shtëpia: Doja të bëja edhe unë të njëjtën gjë

Magazina
Kalo në kategori