LAJMI I FUNDIT:

Meta po përdor Inteligjencën Artificiale për gjenerimin e videove nga vetëm disa fjalë

Meta po përdor Inteligjencën Artificiale për gjenerimin e videove nga vetëm disa fjalë

Inteligjenca artificiale po përmirësohet çdo ditë e më shumë në gjenerimin e një imazhi nga disa fjalë, me gjeneruesit publik të imazheve të inteligjencës artificiale si për shembull DALL-E 2 dhe Stable Diffusion.

Tani, studiuesit e Meta po e qojnë inteligjencën artificiale një hap më tutje: po e përdorin atë për të sajuar video nga një tekst.

Drejtori ekzekutiv i Meta, Mark Zuckerberg, gjatë së enjtes bëri një postim në lidhje me studimin, të quajtur Make-A-Video me një klip prej 20 sekondave që përpilonte tekstet që studiuesit e Meta i përdorën duke rezultuar në video shumë të shkurtra, raporton CNN, transmeton Telegrafi.

Tekstet përfshinin fjalë si: “Një ari lodër duke pikturuar një auto portret”, “Një anije kozmike duke u ulur në Mars”, “Një sloth i vogël me një kapele të thurur duke u përpjekur si të punojë me një laptop”, si dhe “Një robot duke rrëshqitur mbi një dallgë në oqean”.

Videot për secilin tekst zgjasin vetëm për disa sekonda, dhe në përgjithësi shfaqin atë që teksti e sugjeron, në një rezolucion të ulët dhe një stil disi të vrullshëm. Megjithatë, kjo demonstron një drejtim të ri që po ndërmerr kërkimi i inteligjencës artificiale teksa sistemet po bëhen gjithnjë e më të mira në gjenerimin e imazheve nga fjalët.

Megjithatë, nëse përfundimisht teknologjia lëshohet gjerësisht, ajo do të mund ngrejë shumë nga të njëjtat shqetësime të shkaktuara nga sistemet “text-to-image”, si për shembull se kjo teknologji mund të përdoret për të përhapur dezinformata përmes videove.

Në postimin e tij në Facebook, Zuckerberg vuri në pah se sa e ndërlikuar është gjenerimi i një imazhi lëvizës nga disa fjalë. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Këto janë përfitimet e përdoruesve të iPhone 12 nga sistemi i ri operativ iOS 17.4

Këto janë përfitimet e përdoruesve të iPhone 12 nga sistemi i ri operativ iOS 17.4

Teknologji
Meta po integron Inteligjencën Artificiale në syzet Ray-Ban

Meta po integron Inteligjencën Artificiale në syzet Ray-Ban

Teknologji
Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut

Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut

Teknologji
Miliarda përdorues të WhatsApp do të fitojnë përditësime me Inteligjencë Artificiale

Miliarda përdorues të WhatsApp do të fitojnë përditësime me Inteligjencë Artificiale

Teknologji
Kamera më e shpejtë në botë mund të regjistrojë 156.3 trilionë korniza në sekondë

Kamera më e shpejtë në botë mund të regjistrojë 156.3 trilionë korniza në sekondë

Teknologji
Meta po integron Inteligjencën Artificiale në syzet Ray-Ban

Meta po integron Inteligjencën Artificiale në syzet Ray-Ban

Kalo në kategori