LAJMI I FUNDIT:

Meta: Kurban-Bajrami, festë që dëshmon bashkëjetesën e shkëlqyer ndërfetare

Meta: Kurban-Bajrami, festë që dëshmon bashkëjetesën e shkëlqyer ndërfetare

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka përgëzuar besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban-Bajramit, duke shprehur besimin që ditë të tilla të sjellin më shumë mirësi, harmoni e dashuri, si dhe të forcojnë modelin e bashkëjetesës dhe tolerancës mes bashkësive fetare.

Ai gjatë një vizite sot në Selinë e Bashkësisë Myslimane Shqiptare me rastin e Festës së Kurban Bajramit, tha se kjo ditë dëshmon për bashkëjetesën tonë të shkëlqyer ndërfetare, që ka në themelet e saj vlerat më të mira njerëzore dhe hyjnore.


“Mesazhi që sjell kjo ditë mjaft e rëndësishme e besimit islam, jo vetëm për besimtarët, por për të gjithë qytetarët tanë, është mesazhi i solidaritetit, i bashkëpunimit, i vëmendjes sidomos për ata të cilët kanë më shumë nevojë për t’u përfshirë, për t’u përkrahur, për t’u ndihmuar”, tha ai. /kp/Telegrafi/