Lionel Messi dhe Inter Miami e nisën mbrojtjen e titullit në MLS me një humbje të rëndë 3-0 në udhëtim ndaj Los Angeles FC.

Përveç golave të shënuar nga David Martínez, Denis Bouanga dhe Nathan Ordaz, ndeshja u karakterizua edhe nga një moment i pazakontë që përfshiu Messin.


Në rrjetet sociale qarkulloi një video ku Messi, i zemëruar, tenton të futet në dhomën e gjyqtarëve, me gjasë për t’u ankuar për vendimet e gjyqtarit gjatë takimit.


Situata u tensionua për disa çaste, por ndërhyrja e Luis Suarez e ndaloi atë.

Sipas pamjeve, superylli argjentinas arriti të hynte për pak çaste në zonën pranë dhomës së gjyqtarëve, por më pas ai dhe Suarez u larguan dhe u drejtuan për në dhomat e zhveshjes.

Inter Miami do të kërkojë reagim në xhiron e dytë, ku përballet me Orlando City, në përpjekje për të lënë pas startin zhgënjyes të sezonit. /Telegrafi/

telegrafi sport app