LAJMI I FUNDIT:

Messi po rikthehet tek Barcelona gjatë këtij viti? Një klauzolë speciale ia lejon këtë

Messi po rikthehet tek Barcelona gjatë këtij viti? Një klauzolë speciale ia lejon këtë

Lionel Messi mund të bëjë rikthimin sensacional tek Barcelona në 2025, pasi planet e kontratës nga Inter Miami potencialisht përfshijnë aktivizimin e një klauzole transferimi. 

Ylli argjentinas po futet në vitin e fundit të kontratës së tij aktuale në Florida. Këto kushte, sidoqoftë, përfshijnë opsionin e rinovimit të saj edhe për 12 muaj të tjerë. 

‘The Herons’ pritet që ta zgjasin bashkëpunimin me tetë herë fituesin e Topit të Artë në mënyrë që ai të vazhdojë të luajë në ‘Chase Stadium’. 


Messi e ka si objektiv Botërorin e ardhshëm, aty ku do të synojë që me Argjentinën ta mbrojë kurorën në SHBA, Kanada dhe Meksikë. 

Në rast se ai pajtohet që të qëndrojë tek Miami atëherë do të thotë se ai do të kalonte në dy sezone në MLS. 

Sipas kësaj Messi do të lejohej që të bënte një transferim diku tjetër në formë huazimi gjatë kohës kur kampionati është në pushim. 

Rikthimi i bujshëm i Messit në Evropë mund të jetë më afër se kurrë
Lexo po ashtu Rikthimi i bujshëm i Messit në Evropë mund të jetë më afër se kurrë

Sipas një raportimi nga El Nacional, kjo mund ta hapë rrugën që Messi të bëjë rikthimin e madh tek Barcelona. 

Është sugjeruar se në mënyrë që ai të qëndrojë në formë të duhur fizike për Botërorin, Messi mund të rikthehet tek Barcelona sapo sezoni në MLS të vijë drejt përfundimit. 

Lojtarë legjendarë si Thierry Henry dhe Robbie Keane kishin siguruar transferimin në formë huazimi në Ligën Premier tek ekipe si Arsenali dhe Aston Villa gjatë kohës sa po luanin në MLS./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

La Liga
Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Premier League
Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Premier League
Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet në verë

Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet në verë

Premier League
Kalo në kategori