Messi ia bën sefte në këtë Kampionat Botëror

Lionel Messi ka shënuar golin e parë në këtë Kampionatin Botëror.
Ylli argjentinas qysh në minutat e parë të takimit rrezikoi portën e Arabisë Saudite, por portieri i këtyre të fundit e ndali goditjen e tij.
Mirëpo ishte minuta e 10-të e takimit, kur shtatë herë fituesi i Topit të Artë shënoi nga penalltia.
Argjentinasi e kishte të lehtë ta mposhte portierin kundërshtar, që kërceu në anën e kundërt të topit. /Telegrafi/
https://twitter.com/lmfootbalI/status/1594997295757791233

Nga
Telegrafi
22/11/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































